VD-konferenca me PPE, Daul
i kujton Berishës 'Krokodilin'
Debatet e plota/Berisha hedh romuze

VD-konferenca me PPE, Daul<br />i kujton Berishës 'Krokodilin'<br />Debatet e plota/Berisha hedh romuze
Zbardhen detaje nga video-konferenca e grupit të PD dhe aleatëve të opozitës me krerët e PPE Jozef Daul, McAllister dhe Hahn, e cila zgjati për më shumë se një orë.
 
Daul: Në Krokodil Berisha s’i ofroi asgjë Ramës, sot marrëveshja shumë e mirë
Mësohet se në këtë takim presidenti i Partive Popullore Europiane, Jozef Daul i ka kujtuar Berishës darkën te restorant “Krokodili” që u zhvillua mes tij dhe Ramës më 20 maj në vitin 2012 në Strasburg.
 
“Aty po shikoj dhe mikun tim Sali Berisha dhe me kujtohet "Darka e Krokodilit". Në 'Krokodil' Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës ndërsa marrëveshja që u është propozuar është marrëveshje shumë e mirë dhe ka mbështetjen tonë”, thonë burime për Shqiptarja.com.
 
Ndërsa Daul nuk ka lënë pa përmendur edhe dhunën në Maqedoni duke i kërkuar Partisë Demokratike të shmangë çdo përpjekje për dhunë.
 
“Nëse do të ketë dhunë përgjegjësia bie mbi ju”, mësohet të jetë shprehur Daul. 
 
Ndërkohë gjatë gjithë mbledhjes Berisha ka zgjedhur të heshtë duke mos iu përgjigjur Daul.

Video-konferenca është kërkuar në Bruksel prej deputetëve kritikë me Bashën, të cilët ishin të shqetësuar që kreu i PD nuk po konsultohej me deputetët për vendimin e bojkotit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut