Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vijon promovimin projekteve të Rilindjes Urbane në të gjithë Shqipërinë.

Këtë herë kreu i qeverisë është ndalur në Konispol. Kryeministri ka postuar një video m pamje të realizuara nga një dron.
 
“Rilindja Urbane në Konispol 😀Nuk është prodhim kompjuterik, por realitet i filmuar me dron pas realizimit të projektit të parë të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, për një zonë të mrekullueshme ku nuk ishte ndërhyrë asnjëherë në 25 vjet 👍”, shkruan Rama në facebook.