MILANO - Karabinierët e Cassano d'Adda,Milano, kanë arrestuar shtatë persona, të cilët akuzohen për bashkëpunim në vjedhje me dhunë dhe shpërndarje droge.

Shtatë personat e arrestuar, të gjithë shqiptarë mes moshës 20 dhe 26 vjeç, kishin kryer gjithashtu 14 vjedhje dhe dy plaçkitje në shtëpitë e krahinave të Milanos, Monza dhe Brianza, Bergamo, Brescia, Lodi dhe Varese.

Hetimet për grupin e shqiptarëve kanë nisur që në janarin e vitit të kaluar, raportojnë mediat italiane.

e.gj/Shqiptarja.com