VD/Momenti i kapjes së fierakut
koka e trafikut Greqi-Kolumbi

VD/Momenti i kapjes së fierakut<br />koka e trafikut Greqi-Kolumbi
Report Tv e Shqiptarja.com transmetojne momentin e arrestimit në Greqi të biznesmenit fierak të identifikuar nga mediat greke si Arjan Senaj.
 
Ai u kap së bashku me një biznesmen grek me 20 kg kokainë. Në deponimet e tij në Polici, biznesmeni grek ka deklaruar se shqiptari me emrin “Arjan” ishte koka e rrjetit të trafikut të Kokainës nga Kolumbia në Greqi.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policinë greke ndërsa në vilën luksoze me pishinë e ambiente përrallore janë sekuestruar një sërë provash material të vlefshme për hetimin e nisur për trafik narkotikësh.

Sic dhe shihet në këto pamje në ambientet e vilës luksoze janë sekuestruar një sasi e parave cash si dhe armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë një ditë më parë drejtësia greke caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Arjan Senaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptar dhe biznesmenin grek 61-vjecarin Thanasios Karatzounis.
Ndërkohë këtë të martë në Tiranë ka mbërritur materiali nga policia greke për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkohet hetimi pasuror për biznesmenin fierak të hidrokarbureve dhe gazit Arjan Senaj.

Vetë biznesmeni shqiptar, 53 vjecari Senaj e ka mohuar akuzën në gjykatë duke deklaruar se ai ka një aktivitet tregtarë që ska nevojë të merret me drogë për të siguruar fitime.

Por pavarësisht kësaj dëshmie, ka qenë biznesmeni grek ai që ka zbërthyer skemën e trafikut të kokainës nga Kolumbia, Kosovë, Shqipëri e Greqi që sipas Karatzounis drejtohej nga biznesmeni Fierak.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë