Surpriza e shortit të “play-off” i Europa League përballi Shkëndijën me Milanin.
 
Për skuadrën tetovare kjo përballje është një lajm i mrekullueshëm, pasi do të përballen me skuadrën më prestigjioze të shortit të Europa League.
 
Por te kuqezinjtë e milanit, momenti i shortit ka ngjallur shumë habi, pasi ata nuk kishin asnjë njohuri për Shkëndijën dhe u detyruan të kërkonin në “google” për të marrë informacion për të.
 
Hedhjen e shortit e kanë ndjekur direkt trajneri Montella, drejtori sportiv Mirabeli, ish-portieri Abiatti,  mbrojtësi Bonucci dhe përgjegjësi për komunikimin, i cili menjëherë u fut në google dhe kërkoi informacion për skudrën tetovare.
 
Ai u shpreh se do të jetë një derbi “kuqezi”, pasi të dyja skuadrat kanë fanellat e para me ngjyrë të njejtë.
 
Menjëherë ata kanë nisur interesimin për distancën dhe aeroportin e Shkupit, se sa larg stadiumit ishte dhe Abbiati ka gjetur distancën prej 50 km.