Një skafist 19-vjeçar shqiptar është arrestuar ndërsa një tjetër ka arritur të arratiset pasi pikasi policinë italiane që po ndiqte skafin në të cilin ato gjendeshin.
 
Operacioni i forcave detare dhe ajrore italiane është zhvilluar në kanalin e Otrantos, i cili sipas mediave italiane mbetet rruga e preferuar e tregtimit të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.
 
Sipas dyshimeve të policisë S.K nga Vlora, i cili akuzohet edhe për rezistenëcn që u ka bërë forcave policore dhe bashkëpunëtori i tij e kanë hedhur drogën që po transportonin në det. 
 
Ky operacion është konfirmim i mëtejshëm e tendencës më të re të organizatave kriminale, ajo e trafikimit të drogës nëpërmjet rrugëve detare në përpjekje për të shamngur kontrollet policore.