VD/ Publikohen pamje shokuese nga
qelitë e skllaveve të seksit të ISIS 

VD/ Publikohen pamje shokuese nga<br />qelitë e skllaveve të seksit të ISIS 
Janë publikuar pamjet tronditëse nga brenda burgut, ku Shteti Islamik ka mbajtur dhe torturuar dhjetëra gra.
 
Mediat e huaja shkruajnë se të burgosurat femra janë mbajtur në qeli rreth një metër katrorë të gjerë, ku ato mezi mund të shtrinin krahët e tyre.
 
Thuhet se kanë qenë forcat turke ato që sulmuan burgun në qytetin sirian të Al-Bab nëpërmjet një operacioni të koduar ‘Eufrati’  dhe kanë liruar gratë që shfrytëzoheshin  si skllave seksi. Gratë ishin të trajtuara si kafshë në një qeli të vogël, pa dritare dhe dyer të mëdha të çelikut.
 
Gratë kanë duruar jetën në kushte çnjerëzore, pasi militantët i kanë detyruar ato të jetojnë në errësirë dhe të nënshtruara rregullisht ndaj torturës, përdhunimit, dhe rrahjeve.
 
Qyteti i Al-Báb-it, në provincën Aleppo, shtrihet në afërsi të kufirit të Sirisë me Turqinë dhe forcat turke janë ndeshur me militantët për t’i larguar nga aty. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë