VD/ Qeni zbulon 11 kg heroinë
në kamionin me qese në Durrës

VD/ Qeni zbulon 11 kg heroinë<br />në kamionin me qese në Durrës<br /><br>
DURRES-Policia kufitare ka bllokuar 11.4 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ‘AA 943 OO’  që po transportonte qese plasmasi, ndërsa kishte destinacion Firencen. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit. Policia deklaron se heroina u gjet dhe sekuestrua nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop. Droga ishte e ndarë në 10 pako të mëdha dhe një pako të vogël.

Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësisht është shkëmbyer informacion edhe me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje.

[gallery]25549[/gallery]
Heroina e sekuestruar ne Durres

droga port durres
Qeni antidroge qe zbuloi heroinen

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

 

 

 

 

 

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:

Në kabinën e kamionit "MAN", me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.  Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 11.4 kg, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Heroina e sekuestruar ne DurresNjëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje hetimet.

droga port durres
Heroina e sekuestruar ne Durres

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut