Qytetarët në të gjithë vendin po dorëzojnë armët e paligjshme, të cilat prej vitesh i mbajnë në banesa apo vende të fshehta.
Ligji i miratuar në vitin e kaluar, për dorëzimin vullnetar të armëve, po jep efektet e para dhe qytetarët i janë drejtuar komisariateve të policisë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar në rrjetet sociale video nga dorëzimi i armëve në një fshat të Gjirokastrës.
Duke shfrytëzuar këtë moment, Tahiri i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bindin familjarët dhe të afërmit e tyre, për t'i dorëzuar armët e paligjshme pranë Policisë.
"Dje në fshatin Asim Zenel, Gjirokaster: Genci dhe Beshiri dorezuan vullnetarisht armët që mbanin prej vitesh ne shtepi.
Bind familjaret, miqte e te njohurit e tu, te dorezojne menjehere armet. #shqiperiapaarme", shkruan Tahiri në Facebook.
/Shqiptarja.com