Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha janë 'përplasur' në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.
 
Edi Rama është kthyer në kohë nga takimi elektoral në Elbasan dhe ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, teksa Lulzim Basha ishte duke komunikuar me gazetarët.
 
Rama ka qëndruar disa sekonda duke dëgjuar Bashën para Kryesisë së Kuvendit teksa po fliste për mediat, më pas kryeministri e preku në krah duke i thënë Bashës "Lul erdha unë".
 
Ndërsa Basha i është përgjigjur Ramës me fjalët "Shko aty, se aty kemi punë".
 
Rama- Bashës: O Lul, erdha unë, hajde lart tani..
 
Basha –Ramës: Shko aty, se aty kemi punë, jo këtu
 
Një situatë e tillë ka shkaktuar të qeshura te gazetarët, ndërsa pas prononcimit për mediat edhe Basha është ngjitur në Kryesinë e Kuvendit duke nisur takimin me partitë parlamentare.


[gallery]22313[/gallery]