Edi Rama dhe Astrit Patozi, pas replikave në distancë sa i takon moskandidimit të deputetit demokrat në listat e deputetëve nga Lulzim Basha, janë përballur sot 'live'.
Pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku u votuan 27 emrat e komisionerëve të Vettingut, Rama dhe Patozi u përplasën në hollin e Parlamentit dhe debati vijoi deri në ambientet e jashtme, siç duket edhe ne këtë video të siguruar nga Report Tv.
Patozi i kërkoi llogari Ramës se ku e dinte ai që s'do kandidonte në listën e PD, ndërsa Rama iu përgjigj se Basha mori këtë vendim pas intervistës së deputetit në Top-Channel.
"E di kur ke ikur ti nga PD? Kur dhe atë intervistën te TCH 90 ditë më parë!”, i thotë Rama, Patozit.
Nga ana e tij, Patozi i thotë Ramës se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në marrëdhënien e tij me Bashën, por shton se nuk është larguar nga PD. "Unë s'jam larguar nga PD dhe prandaj ti flet", i drejtohet Patozi, Ramës.
Pjesë e debatit bëhet edhe nënkryetari i LSI, Luan Rama i cili me të qeshur i drejtohet kryeministrit: "Po ti nga e dije?"- por Rama nuk denjon t'i kthejë përgjigje.
Debati Rama-Patozi jashtë sallës së Kuvendit
Astrit Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.
Edi Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…
Astrit Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.
Edi Rama: O zotëri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.
Edi Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot…
Luan Rama: Po ti nga e dije këtë?!
Astrit Patozi: Por puna eshte qe une s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO