VD/SHBA, në timon në gjendje të
dehur, arrestohet oficeri i policisë

Është e çuditshme që efektivët e policisë rrugore të cilët presupozohet të jenë zbatuesit kryesorë të ligjit, ndonjëherë bëhen pikërisht shkelësit kryesorë të tij.
 
Michael Boden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka refuzuar të zbatojë urdhrin e zëvendës sherifit pasi pretendonte se ai e kishte ndaluar për qëllim hakmarrjeje duke qenë se njiheshin prej kohësh.
 
Ai ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë testin e alkoolit edhe pse dukshëm ishte nën efektin e pijes. Megjithatë aventura “mosbesuese” e policit ka përfunduar me arrestimin e tij. Akuzat që rëndojnë mbi efektivin e policisë janë “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” si dhe “posedimi i armës”. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës