VD/Shoferi presion Policit Rrugor:
Kam shok shefin...Uuu, o Edo, m'fal

VD/Shoferi presion Policit Rrugor:<br />Kam shok shefin...Uuu, o Edo, m'fal
Kur Policin Rrugor e bën kryeministri Edi Rama. Ndodhi ne nje video dhe mesuam se kreu i qeverisë në rolin e policit rrugor është tepër i ashpër e aspak tolerues.

Polici rrugor ndalon nje shofer, i cili pa e parë se kush e ka ndaluar i bën presion që mos ti vejë gjobë pasi ka shok shefin.

Reagimi i qytetarit kur sheh se është vetë kryeministri të bën të qeshësh dhe kërkesa për falje gjobe kundërshtohet.

Kryeministri i thotë që nuk do ta falë, pasi këto gjoba shkojnë për spitalet, shkollat, çerdhet, etj.

Shoferi: E degjo o zoteri, mos e shkruj kot ate gjoben, se s'ka lezet se kam shok te ngushte shefin tat e mos ta marr ne telefon tani ta bezdis ne kete ore...u O Edo ma bej hallall, ma fal kete radhe

Rama: Kete mos ma kerko, keto gjoba bejne spital, kopshte, cerdhe...

Shoferi: Ke te drejte, rrofsh

Video eshte postuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në rrjetin social Facebook, është bërë virale masivisht.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja