Gjykata e Fierit ka dhënë detyrim paraqitje për  58-vjeçarin Mitat Stani, dhe arrest me burg për dy djemtë e tij Përparim dhe Arti Stani, përkatësisht 30 dhe 28-vjeç, të akuzuar për përpunim dhe trafik lëndësh narkotike.
 
Babai dhe dy djemtë kanë dalë para gjykatës ditën e sotme pasi në shtëpinë e tyre më datë 6 tetor u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 67.7 kg kanabis, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
 
Ajo qe vihet re është se shoqërimi i babait 58-vjeçar dhe dy djemve të tij bëhet me policë të armatosur me kallashnikovë.
 
Policia Fier
Fier
Gjykat e rrethit gjyqsor fier ka mare masen e vlersimit arrest ne burg ndaj dy djemeve dhe babait te tyre eshte lene i lire paraqitje ne prokurori.behet fjale per rastin ku policia ka  finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar "STAN".para tre ditesh.nga ky aksion i policise jane sekuestruar 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
 
Jane arrestuar në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij.
 
1.Mitat Stani, 58 vjeç.
2.Përparim Stani, 30 vjeç.
3.Arti Stani, 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.
 
Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.
 
Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
 
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.
 
Ata u akuzuan per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.dhe gjykata sot dy djemeve i ka dhene masen burgut pa afat ndersa babai i tyre paraqitje ne prokurori
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com