ITALI-Mediat fqinje kanë publikuar pamjet e operacionit të sekuestrimit të 600 kg kanabis në mbrëmjen e ndërrimit të viteve të ardhur nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë dy persona, një italian nga Brindisi 37 vjeç dhe një shqiptar nga Vlora 54-vjeç me inicialet A.G.
/Shqiptarja.com
Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm, por ndërhyrja e FRONTEX dhe autoriteteve italiane e bllokoi duke sekuestruar drogën dhe arrestuar skafistët. Droga e ndarë në 41 pako arrin vlerën e 6 mln eurove.Mediat italiane shkruajnë se gjatë vitit 2017 janë sekuestruar në brigjet e tyre 36 ton kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 52 skafistë.
d.b/shqiptarja.com











