Pasditen e së martës dy persona të maskuar me kapuça, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë arrijnë që në vetëm 12 sekonda të realizojnë grabitjen e një pike këmbimi valutor.
/Shqiptarja.com
Njëri nga grabitësit u drejton armën dy punonjësve të befasuar ndërsa tjetri kapërcen xhamat dhe merr xhiron ditore, rreth 50 mijë lekë.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, ndërsa pamjet janë publikuar sot nga TCH. Policia është vendosur në ndjekje të autorëve, që dyshohet se kanë qenë tre, pasi përveç dyve që duken në video dyshohet se ka qenë edhe një i tretë që i ka ndihmuar për t’u larguar.
d.b/shqiptarja.com









