Në pamjet e shpërndara nga Policia e Tiranës duken dy trafikantët e shtrirë në tokë nga policia. Në pranga kanë rënë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës si dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës. Droga me vlerë 100 mijë euro do shpërndahej në zonën e ish-bllokut. Trafikantët qarkullonin me automjetin tip Nissan me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë.
Gjatë kontrollit të automjetit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Kokainë, e cila pas peshimit rezultoi 1 kg 52.8 gram.
Njoftimi i policisë:
Tiranë. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "High Class". Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë". Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e "ish-bllokut".
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "High Class".
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:
• Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
• Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.
Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra" me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.
Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.
(Kokaina pas peshimit nga policia)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










