Dje u hap Unaza e Re e Tiranës dhe banorët u shprehën të kënaqur me investimin e bashkisë që do zgjidhë një pjesë të trafikut të qytetit.
 
Por pa kaluar ende 24 orë nga hapja e saj qytetarët kanë filluar nga shkelja e rregullave duke e kaluar rrugën në vende të ndaluara ku rrezikojnë edhe jetën e tyre edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
 
Në pamjet e publikuar nga Harta Dixhitale e Aksidenteve në faqen e saj në Facebook, duken njerës të cilët e kalojnë rrugën në vende të ndaluara, pavarësisht mbikalimeve të dedikuara për ta.
 
Nuk do duhet edhe shumë kohë që aksidentet të fillojnë të ndodhin në këtë aks rrugor, i cili është i dedikuar vetëm për mjetet dhe jo për këmbësorët.