VD/Trafikantët braktisin gomonen me
1 ton kanabis në ishullin e Sazanit

VD/Trafikantët braktisin gomonen me<br />1 ton kanabis në ishullin e Sazanit
VLORË- Gjendet e braktisur në afërsi të ishullit të Sazanit një gomone 9 metra e gjatë dhe 2 motorë e mbushur me rreth 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gomonia është përplasur në shkëmb nga deti i trazuar.
 
Pasi është marrë informacioni në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie nga deti ku dhe kanë evidentuar mjetin detar tip gomone, i cili kishte qëndruar në shkëmb në Sazan.
 
Policia dhe delta Forcë kanë hyrë në Ishull, por për të marrë mjetin gomone e kanë pasur të pa mundur, pasi deti ka qenë i trazuar dhe sillte rrezik për mjetet e policë.
 
Pasi kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det, forcat policore kanë ndërprerë operacionin pasi ndërhyrja në zonën ku ishte gomonia e ngarkuar me lëndë narkotike (hashash) përbënte rrezik nga deti me dallgë.
 
Aksioni do të vijojë ditën e nesërme, ku për ruajtjen e gomones në det po qëndrojnë forcat policore.
 
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip gomone është nisur nga grykëderdhja e Vjosës paraditen e sotme, ku pasi është pikasur nga policia mjete policore kanë shkuar nga Vlora dhe gomonen e kanë gjetur të përplasur në shkëmb në ishullin e Sazanit.
 
Ndërkohë nga verifikimet e para gomonia është e gjatë rreth 9 m me dy motorë të fuqishëm 300 k/c, ku nga fotot duket se ka një motor, ndërsa motori tjetër ka rënë në det nga përplasja me shkëmbin.
 
Po ashtu në gomone gjenden dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike, por dhe në det, pasi nga përplasja në shkëmb shumë nga pakot janë shpërndarë në det çka e ka bërë të pamundur për t'i mbledhur.
 
Ndërkohë dyshime bien dhe për personat të cilët kanë qenë në gomone, ku sipas burimeve policore, ose mund të jenë shpëtuar nga ndonjë mjet i vogël që ka ardhur dhe i ka marrë ose mund  dhe të jenë mbytur.
 
Po ashtu mendohet se në mjetin detar ka pasur me shume se 1 200 kg hashash të paketuar.

[gallery]21405[/gallery]

Njoftimi i policisë

“Ne afersi te bazes dallohet nje objekt tip gomone e abandonuar,pa njerez ne bord me nje motorr me ngjyre te bardhe”. Menjëhere në rajon shkoi Anija e Rojes Bregdetare P-02, e cila konstatoi se gomonia eshte e mbushur me pako që dyshohet se përmbajnë kanabis.

Aktualisht mjeti po mbahet ne vazhdim nga Anija P-02 si dhe eshte njoftuar Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza. Anija e forcës detare ka marrë urdhër te kontrollojë dhe rajonin në lidhje me ndonjë person që mund të ketë rënë në det.

Redaksia Online
d.b/XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar