Bëhet fjalë për një furgon me targë “VL 3898 C”. Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia pritet të kryejë ekspertizën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Nga mbikëqyrja paraprake dyshohet për një defekt teknik.
Për fat të mirë nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi automjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka qenë prezent.
[gallery]25067[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 08.12.2017, rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Hajro Çakërri'', një mjet furgon është përfshirë nga flakët.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip ''Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L.
Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Redaksi Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









