Vdekja Dolores O'Riordan, letra e të
dashurit të saj: Pa të, jam i humbur

Vdekja Dolores O'Riordan, letra e të<br />dashurit të saj: Pa të, jam i humbur<br>
Ole Koretsky, i dashuri i Dolores me anë të një postimi në rrjetin social të grupit D.A.R.K. ndan dhimbjen me fansat e grupit dhe të këngëtares ndërsa fotoja e fundit e postuar nga këngëtarja O'Riordan , para vdekjes tragjike, ishte pranë të dashurit të saj.

Koretsky shkruan se dashuria e tij është zhdukur dhe se zemra e tij është thyer pas vdekjes së këngëtares.

"Mikja ime, partnerja ime, dashuria e jetës sime është zhdukur", shkruan ai në faqen e internetit të grupit Dark. "Zemra ime është thyer dhe nuk mund të ngjitet më. Dolores është e mrekullueshme”,  shkruan ai për të në të tashmen.

 “Arti i saj është i bukur, familja e saj gjithashtu. Energjia që vazhdon të rrezatojë është e pashlyeshme. Jam i humbur. Më mungon shumë. Unë do të vazhdoj të endem në këtë planet për disa kohë, duke e ditur se tani nuk ka më vend për mua në Tokë " e mbyll Ole shkrimin për të dashurën e tij, yllin e bandës muzikore Dolores O'Riordan.

Ole Koretsky dhe Dolores O'Riordan kishin themeluar grupin në vitin 2009. Një kombinim artistik dhe sentimental i tyre, u thye të hënën me vdekjen tragjike të saj, e cila u gjend e vdekur në një hotel në Londër.

postimi
(Postimi i të dashurit Ole)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe