“Kemi ngritur një grup kontrolli me specialistë të maternitetit nr 2 Koço Gliozheni, i cili ka nisur punën që dje me të marrë informacionin. Duhet të presim relacionin e specialistëve të maternitetit për të vendosur lidhur me masat administrative për përgjegjësit, nëse do të ketë të tillë”- deklaroi nga Shkodra, Vangjel Tavo ku ishte për të inspektuar punimet në spitalin e ri Rajonal të Shkodrës.
Ministri vlerësoi investimin si mjaft të rëndësishëm jo vetëm për qarkun e Shkodres por për të gjithë veriun. Kostoja e përgjithshme e parashikuar dhe e financuar per spitalin Rajonal të Shkodrës kap vlerën e 10. 5 mln eurove. Ministria e Shëndetësisë me përfundimin e punimeve do të bëjë pajisjen e spitalit me aparatura moderne si dhe do të rritet cilësia e sherbimeve.
(sg/en/Shqiptarja.com)