Vdekja e 16-vjeçares sarandjote Kostandina Anagnosti, që një vit më parë u mbulua me mister ka ndodhur nga përdorimi i 3-herë mbi nivelin e lejuar të narkozës. Në këtë përfundim ka arritur ekspertiza-mjekoligjore e kryer në shtetin grek më kërkesë të babait të viktimës Jorgo Anagnosti.
Ky i fundit në një lidhje telefonike për A1 Report pohoi se në gjakun e marrë nga trupi i vajzës është gjetur 13.6 Mg/ml lidokainë, narkozë .Ky fakt tregon se vajza ka marrë këtë medikament mbi 2 orë para se të vdiste. Ky medikament sipas ligjit të mjekësisë përdoret nga 2-5 Mg/ml sipas moshës dhe Kg, ndërsa në trupin e vajzës është gjetur dozë e trefishtë.
“Kanë 3-4 ditë që kanë dalë analizat. Sipas ekspertizës vajza ka vdekur nga doza e madhe narkozës. Toksologjikët e Tiranës nuk gjetët asnjë gjë. Ka vdekur për shkak të narkozës së lartë. Vajza ime ka vdekur në një klinikë private gjinekologjike. Do të vijoj të kërkoj të vërtetën, Akoma vijojnë manipulimet e Prokurorisë së Sarandës e cila mbulon krimin mbi një vajzë 16-vjeçare.”-tha Jorgo Anagnosti për A1 Report.
I ati i vajzes ndër të tjera sqaron kur është bërë autopsia në Janinë, gjatë incizionit të barkut ata kanë gjetur një qeskë të zezë plastmasi me copë nga organe të ndryshme të vajzës, të cilat janë përdorur për të bërë analizat istologjike.
Sipas tij analizat nuk tregojnë asnjë anomali pathologjike, por raporti thotë se mungonin organet kryesore; truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku, të cilat pamundësojnë një rezultat më të qartë të shkakut të vdekjes.
Babai i 16-vjeçares kishte hedhur që në fillim dyshimet se vdekja e së bijës nuk ishte vdekje natyrale pas vizitës tek dentisti, sic kishte pretenduar njerku i saj. Ai dyshonte se se diçka misterioze po fshihej, madje dhe duke aluduar se vdekja kishte ardhur pas një ndërhyrje në ndonjë klinikë gjinekologjike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Letër e hapur nga Jorgo Anagnosti: Vajza shtatzënë, ma vranë