TIRANË- Në të njëjtën ditë kur pritet të vendoset edhe fati i Partisë Demokratike, ish kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar sërish se nuk do të ketë protestë të fuqishme më 3 mars. Berisha ka paralajmëruar se nuk do të ketë stabilitet për Edi Ramën, ndërsa shton se do të vazhdojnë derisa të jepet vota e lirë për shqiptarët.
“Kemi një moment të rëndësishëm që është protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën, stabilitet me Edi Ramën. Teza e revolucionit. Ata të cilët na sugjerojnë ne, apo shprehen se po lëkundet stabiliteti u themi haptas se nuk mund të ketë kurrë stabilitet pa votuar shqiptarët të lirë. Iku koha kur shqiptarëve u diktohej që të ulnin kokën, nuk e ulin më kokën ata, para askujt, ata do të ecin deri sa qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.
Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal.
Armata e bandave në të katër anët e vendit, tonelatat e narkoeurove, buxheti i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por vetëm zgjedhje nuk ishin. Do të mbahet në mend në histori, se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet. Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje Mcgonigalike.
Ndaj dhe duhet ti njohim këto. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për idealet tona, për të ardhmen tonë dhe ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë.”- thotë Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha ka shfrenuar sërish fantazinë duke akuzuar se për vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia është pjesë e qeverisë. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka ndikuar në fshehjen e kësaj ngjarjeje pasi është në interes tij të mbrojë anëtarët e qeverisë.
Berisha nuk do të qëndrojë “duarkryq” ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” i tij politik. Në 3 mars, Apeli mban seancën gjyqësore që do i japë fund njëherë e mirë se kujt i përket PD-ja dhe në po të njëjtën ditë ish-kryeministri ka thirrur protestën e radhës kombëtare.
Data 3 mars do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, më këtë të fundit që ka aktualisht edhe vulën e partisë. Duhet theksuar se Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Prandaj është shumë i rëndësishëm, pasi kështu do të mësohet edhe fati i Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit se si do të regjistrohet në zgjedhje në një kohë kur i ka zyrtarizuar kandidatët në të gjitha Bashkitë e vendit.
Kjo është protesta e tretë radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama, një revolucion që duket se do të zgjasë deri në 10 vite. Ndërkaq, protestat e tjera në Tiranë, tek parlamenti nuk do të ndalen, duke u zhvilluar çdo ditë që ka seanca kuvendore.
Ish kryeministri Sali Berisha ka shfrenuar sërish fantazinë duke akuzuar se për vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia është pjesë e qeverisw. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka ndikuar në fshehjen e kësaj ngjarjeje pasi është në interes tij të mbrojë anëtarët e qeverisë.
“Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë.
‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.
Nuk po beni presion per stabilietin dhe paqen e zotitt Edi Rama por po beni presion kunder gjithe Shqiperis kerkon te zabtosh vendin me dhune!Jeni tradhetari me i ndyre ne gjithe historin shqiptare.
PërgjigjuPo Ky Kriminel Eshte Per Ne Spitalin Psiqjatrik Mereni Dhe Futeni Brenda Kete Plak Matuf E Ka Zene Skleroza Dhe Na Cau Koken Per Dite Ne Televizor 3 Here Ne Dite Qe Del Idjotesira Thote Te Pakten Mos Na I Nxirni Ne Televizor
PërgjigjuEh Salih, vetem trillime, servilizma, llapaqena ke zhvilluar keto 30 vjet. Vajte 80 vjec e prap qenef ngele. Qe kur ke qen ne spital e deri tani qe je ne politik, vetem bisht qeni i shtrember ngele.
Përgjigju3Marsi i dhunes dhe fundi i largqoftit njehere e pergjithmone
Përgjigju