Vlorë/ 24-vjeçari vdiq teksa po punonte, arrestohet drejtuesi teknik i gurores ‘Brataj Stone 22’! Familjarët kërkojnë drejtësi: Të zbardhet ngjarja

VLORË- Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç dhe bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë.  Jetonte prej 15 vitesh ne fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kishte ardhur në këtë fshat nga Dibra. Nëna dhe njerku janë të pa punë, ndërsa vëllezërit dhe motra në shkollë.

Jurgeni humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës, kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. I riu punonte me skrep në guroren e Bratajt, por në momentin e aksidentit ka qenë duke rregulluar mjetin e punës. Familjarët dyshojnë se ngjarja nuk është aksidentale, por ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së kolegëve të tij dhe mungesës së kushteve të sigurisë.

Gjatë një bisede me Report tv, jashtë kameras, familjarët të mbytur nga dhimbja kërkojnë drejtesi. Ata thane se policia dhe prokuroria e Vlorës duhet te zbardhin ngjarjen dhe përgjegjësit të arrestohen.

Një ditë pas vdekjes së 24-vjeçarit Jurgen Veshi në guroren e Bratajt në Selenicë, policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë “Brataj Stone 22”. Gjatë punës me skrep, punëtori 24-vjecar është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia tha se Erald Breganaku, 34-vjecari me detyre drejtues teknik, nuk ka marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa një ditë më parë ishte shoqëruar në komisariat dhe administratori i kompanisë 'Brataj Stone 22', Daniel Lakuriqi, por policia e la të lirë, duke vënë nën akuzë vetëm vartësin e tij, Breganaku.

Ndërsa Inspektorati i Punës në Vlorë tha në një komunikim jo zyrtar se ka nisur sot inspektimi në kantierin e gurores, duke lënë të kuptohet se më herët nuk ishte kryer asnjë kontroll për kushtet dhe sigurine e punës ne guroren e Bratajt.

1716363500_finalprojekt.00495615.Still178.jpg

Jurgen Veshaj

 

Ekstrakti i Gurores

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim