Vdekja e 27-vjeçarit nga Durrësi në anijen 'Bibby Stockholm', Britania nis hetimet

Vdekja e 27-vjeçarit nga Durrësi në anijen 'Bibby Stockholm', Britania nis hetimet

Leonard Farruku

Vdekja e të riut nga Manza e Durrësit, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike.

27 vjeçari humbi jetën më 12 dhjetor 2023 por identiteti i tij u mësua 1 javë më pas. 

Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.

Një seancë paraprake do të mbahet për të përcaktuar zyrtarisht identitetin e të ndjerit, vendndodhjen e vdekjes dhe potencialisht shkakun e vdekjes më 12 dhjetor 2023.

Gazeta “Daily Telegraph”, e cila ka raportuar për herë të parë emrin e të ndjerit, ka deklaruar se ai ka paguar 4 mijë euro për të kaluar me gomone Kanalin anglez.

Motra e tij, Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha për gazetën: “Kur fola me të herën e fundit, më tha se kushtet nuk ishin të këqija, por rojet i trajtonin si kafshë. Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq", ka thënë ajo  raportojnë mediat britanike.

Sekretari i përhershëm i Zyrës së Brendshme Sir Matthew Rycroft javën e kaluar zbuloi në një letër drejtuar deputetëve se kostoja e kontratës së Bibby Stockholm ishte mbi 22 milion £.

Azilkërkuesit u zhvendosën fillimisht në bordin e “Bibby Stokholm” në gusht, por u evakuuan disa ditë më vonë pas zbulimit të bakterit Legionella në ujin e pijshëm. Dy muaj më vonë u rikthyen rreth 200 emigrantë.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës