Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së 3 ushtarëve amerikan gjatë stërvitjes në Lituani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria qëndron krah SHBA.

 ‘Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm’, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani