Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale, politikë destruktive dhe destabilizuese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale që krijojnë situata si ato të djeshmet në veri të Kosovës. Meta tha se Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër.

Sipas Ilir Metës, ngjarjet e një nate më parë treguan, se Serbia nuk është e interesuar që të zbatojë marrëveshje ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar të firmosura ngë Bruksel me Kosovën, por përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës.

‘Pas një tensioni artificial të krijuar në Veriun e Kosovës dhe në Pikat e Kalimit Kufitar Kosovë-Serbi, të nxitur nga ana e Beogradit, jemi të kënaqur që situata tani është shumë më e qetë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë; Edhe këtë herë klasa politike në Kosove, pozitë dhe opozitë së bashku, treguan pjekuri politike dhe ishin njëzëri në mbrojtje të interesit shtetëror, integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe sundimit të ligjit; Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës; Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave është në themelet e Bashkimit Europian.  Në BE nuk mund të shkohet me bllokime të marrëveshjeve ndërkombëtarisht të obligueshme, siç po bën Serbia; Nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës;  Siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë është sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër; Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë.

Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër; Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës; Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit; Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj,  nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj; Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën; Partia e Lirisë vlerëson se është koha të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si një paketë e plotë, që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet mes të dy vendeve. Çdo zgjidhje e pjesshme dhe jo tërësore, do të jetë një shteg i hapur për tensione të vazhdueshme dhe me kosto të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë; Procesi i Berlinit dhe integrimet euro-atlantike, janë e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për të gjithë rajonin”, thuhet në reagim.

Sipas policisë së Kosovës, të dielën dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, u mbyllën, pasi grupe serbësh bllokuan rrugët dhe qëlluan ndaj policisë për të kundërshtuar masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Policia tha se nuk pati të plagosur nga të shtënat ndërsa theksoi se grupe protestuesish sulmuan disa qytetarë shqiptarë që po udhëtonin në kohën e vendosjes së bllokadave. Tensionet u rritën pak orë para afatit kur duhej të hynte në fuqi vendimi që të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal. Beogradi kundërshton masat e tilla dhe akuzon Prishtinën për veprime kundër qytetarëve serbë të Kosovës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se “situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e ndërlikuar”, ndërsa luti shqiptarët, bashkësinë ndërkombëtare dhe serbët e Kosovës që të ruajnë paqen. "Nëse nuk duan të ruajnë paqen, unë po ju them se Serbia do të fitojë”, tha ai në një konferencë me gazetarë në Beograd. Në orët e vona të mbrëmjes presidenti serb tha se i kishte lutur përfaqësuesit ndërkombëtarë që të ndikojnë mbi Prishtinën që të shtyjë zbatimin e vendimeve dhe t’u hapet mundësia bisedimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Meta: Partia e Lirisë do t'i shërbejë dekorruptimit të shtetit dhe opozitës që shiti mandatet

 

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dekorruptimin e qeverisë por edhe të vetë opozitës që shiti mandatet. Në konferencën për shtyp theksoi se këto do të jenë prioriteti i Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë çdo ditë dhe sekond do t'i shërbejë dekorruptimit. Situata në Shqipëri arriti në këtë nivel të kapjes së shtetit por çdo gjë është kapur nga një njeri. Dekorruptimit të shtetit dhe gjithçka që i shërben transparencës gëzon respektin e Partisë së Lirisë. Dekorruptimi i vetë opozitës. Të opozitës që shiti mandatet.

Dekorruptimi i qeverisjes, shoqërisë, shtetit është prioriteti hynë kryesorë përmes revolucionit antikorrupsion. Korrupsioni ka instaluar frikën, varfërinë, ka cënuar rëndë dinjitetin e shumë familjeve shqiptare, varësinë e grupeve kriminale. Sa më të varfër të jenë shqiptarët dhe sa më e korruptuar të jetë banda në pushtet, aq më kollaj e ka të vërë dorë në zgjedhje dhe për të blerë votat e shqiptarëve. Ky është prioriteti ynë kryesor dhe referendumi. Vetëm referendumi e zgjidh këtë çështje dhe kjo do të thotë se populli shqiptar do të marrë fuqinë që ia kanë rrëmbyer në mënyrën më të padrejtë”, tha Ilir Meta.

Meta prezantoi dhe Brisida Shehajn, si Koordinatore Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit ne Partine e Lirise.

Ora 13:54
Meta: Qeveria mos të bëjë avokatin e politikave destruktive të Serbisë

 

Ilir Meta, në fjalën e tij tha s’e nuk qeveria shqiptare nuk duhet të bëjë politikën destruktive të Serbisë. I pyetur nëse mbështet projekt-rezolutën e PD-së për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë. Meta tha se është e rëndësishme, që të jemi në koordinim me qeverinë e Kosovës në çdo hap që hedhim edhe me këtë gjithë qeveritë e Rajonit tonë.

‘Ne kemi qenë të qartë me të gjitha çështjet, kudo që ai është shfaqur kundër urrejtjes etnike. Është interesi ynë që të vazhdojmë këtë ligj. Më e rëndësishme është që të jemi në koordinim me qeverinë e Kosovës në çdo hap që hedhim edhe me këtë gjithë qeveritë e Rajonit tonë. Duhet të bëjmë të qartë dhe mos të bëjmë avokatinë e politikave destruktive.

Ky vend duhet të tregojë se është një vend që është ndarë nga e kaluara. Kemi marrëdhënie partneriteti me të gjitha vendet e tjera. Nëse është vërtetë që kjo deklaratë që është bërë se këto çështje zgjidhen përmes Ballkanit të Hapur tregon se vasaliteti vazhdon dhe thellohet deri sa ta zgjidhë populli i Shqipërisë. Serbia të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar dhe jo për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.’- tha Meta.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHAVIT KARAJ: 01/08/2022 18:09

    O Rexhep Kasap Bule Leka po pse mor burr shan komonistin Sali Berisha e spiunin Ilir Metaj ti ke qen vet spiun e komonist mor kok lop. Ti e ma veten dhe për të zgjuar sado qē je me 7 klas shkoll o Rexhepi Kapsoll.Falemnderit për mirkuptimin o Rexhep Hajdari.

    Përgjigju
  • GJERGJ BUDINA: 01/08/2022 16:13

    O Ilir Meta e vërteta, e vërteta doli e Ilirit i hyri kaqoli. Ilir je shum i konsumuar je komplet i mbaruar. Po kuptojn more burr se politikan sbohesh kur o Iliri obskur. Mona jote do triunfoj e hajdarin do ta kafshosh o Iliri karalloi.

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/08/2022 14:13

    O Ilir Meta [ Metaj ] Edi Rama ta ka bo gati atë të gjati me ta fut e do të dhemi aq shum sa do ta mash men gjith jetës. Po mos u mërzit se sje vetëm se do ta haj dhe gërdalla Salhe RAM BAJGA E ati do ti dhemi dhe më shum se është plak kalbaroq kriminel hajdut. Edi Rama është çun Tirone e ju a rrasi juve të dyve me lezet se ti je fshatar o Iliri Karr e Salhe bajga malok komplet IDJOT. Like kshu është jeta kur bo shum zullume do Hani shum Time.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë