Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Shehu: Refleksion! Mjeku nuk është as ‘vrasës’ dhe as keqbërës

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Shehu: Refleksion! Mjeku nuk është as ‘vrasës’ dhe as keqbërës

1696584800_rolandxhaxho.jpg

Mjeku dhe deputeti Tritan Shehu, njëherazi edhe Kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezi Reanimacionit, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirugjikale në klinikën dentare 'Splendent' në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se duhet reflektim pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndër të tjera në reagimin e tij, Shehu nënvizon se Roland Xhaxho, mjeku i cili akuzohet nga familjarët e 3-vjeçarit, për vdekjen e  të miturit është një nga anesteziste-reanimatoret më të mirë të Shqipërisë dhe mbi të gjitha ai nuk është as vrasës dhe as keqbërës.

“Si qytetar, si anestezistë-reanimator dhe si Kryetar Nderi i Shoqatës se Anestezi Reanimacionit dëshiroj tu shpreh familjes ngushëllimet me te sinqerta e te gjithë keqardhjen time për atë humbje te pa mase! Ndërsa si specialist i kësaj fushe dëshiroj te theksoj se:

-Rezervohem për tu nxituar në dhënien e gjykimeve të mia profesionale për shkaqet që çuan në atë tragjedi. Për të arritur në konkluzione sa më të sakta duhet pritur përgjigja e kolegëve të anatomo patologjisë, përgjigjet laboratorike, etj. Dhe pa dyshim më tej të gjitha të dhënat duhet të diskutohen me specialistë, së bashku me ato klinike e dokumentacionin përkatës.

-Sidoqoftë nga ato me të cilat jam njohur deri më sot, mund të them se janë zbatuar normalisht linjat e procesit të anestezisë në këtë rast. Fatkeqësisht edhe komplikacionet janë pjesë e këtij aktiviteti mjekësor shumë kompleks, të rralla e të shumëllojshme këto, për arsye nga më të ndryshmet. Megjithatë është herët për të bërë konkluzione mbi shkaqet e humbjes së jetës.

-Si koleg i Prof. Xhaxhos, që kam punuar ngushtësisht me atë që prej fillimit të viteve 80-të, e ndjej për detyrë të vë në evidencë tiparet e tij.

Prof Xhaxho pa asnjë lëkundje është një nga anestezistë-reanimatorët më të mirë të Shqipërisë, me një eksperiencë e kontribute gjigande, me njohuri e aftësi shumë të gjëra, të niveleve më të mira evropiane. Është një mjek më një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie e impenjimi në punën e tij profesionale. Falë këtyre cilësive janë shpëtuar shumë e shumë pacientë.

Mendoj se këto janë dhe mendimet e kolegëve të tjerë anestezistë, me të cilët do të diskutojmë së bashku për të arritur në përfundime sa më të qarta.

Sidoqoftë dua të përfundoj duke shprehur një të vërtetë të madhe, atë qe mjeku është njeriu që shpëton jetë, qofte dhe duke sakrifikuar nga vetja e familja e tij, për këtë mision që ka, veçanërisht reanimatorët.

Mjeku nuk është as “vrasës” e as keqbërës, siç fatkeqësisht disa herë induktohen me dashje a pa dashje në opinione të tilla tipare të deformuara. Edhe ai vuan thellë për ”humbjet”, që mund të ketë gjatë ushtrimit të profesionit të tij fisnik.

Edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Shehu


Lajmi kryesor:

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, Prokuroria nis hetimet! Babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, iu dëmtuan organet


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë