TIRANË- Në ndërhyrjen për demineralizimin e 14 dhëmbëve të 3-vjeçarit që vdiq, Brian Spahiu, për të cilat familja pagoi 70 mijë lekë, në klinikën Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës, kanë marrë pjesë, vetë mjeku anestezist Roland Xhaxho dhe e bija e tij, Ina Xhaxho, stomatologe. Një ditë pas publikimit të ngjarjes, Prokuroria  e Tiranës përfaqësuar nga Alma Felaj, njoftoi për nisje të hetimeve për të dy mjekët. Hetuesit kanë marrë dokumentet përkatëse në klinikën private dhe në pediatrinë e QSUT, atje ku edhe humbi jetën fëmija.

Ndryshimi në këtë nen, nga “Mjekim i Pakujdesshëm” në “Neglizhenca në Trajtimin Mjeksor”, lehtësojnë pozitën e mjekut, për shkak se konsiderohet Kundravajtje Penale dhe jo Vepër Penale, çfarë nuk nënkupton arrestimin pa përfunduar hetimet, ose nga rezultati i Mjekësisë Ligjore. Pra, mjeku nuk vendoset në pranga sapo bëhet denoncimi, siç edhe në rastin konkret. Por çfarë dimë deri tani për ngjarjen? E para, Report Tv ka siguruar kallëzimin babait të 3-vjeçarit, Brian. Bledar Spahiu  thotë se më datë 28 e kanë çuar djalin në klinikën e Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos për t’i bërë ndërhyrjen kirurgjikale për mbushjen e dhëmbëve. Mjekët i garantuan se nuk do t’i ndodhte asgjë fëmijës dhe ndërhyrja është bërë për rreth tre orë nga ora 10.00 deri në orën 15.20. Më pas, mjeku i ka thënë se gjendja e djalit është normale, por duhet të presin sa t’i dalë anarkoza.

 “Ndërkohë që po vonohej për të dalë ne i kemi kërkuar doktorit se si është gjendja e djalit dhe ai na është përgjigjur se gjendja është normale stabile gjë qe te cilën e bëmë për dy-tre here dhe doktori vazhdonte na thoshte se gjendja e djalit ishte normale brenda parametrave”, thuhet në kallëzim.

Babai thotë se rreth orës 19:00 morën djalin por vunë re e se ai nuk është në gjendje të mire, nuk ishte zgjuar.

“Për këtë gjë kemi vënë në denji doktorin Roland Xhaxho i cili bëri dhe ndërhyrjen. Kurse ai na është përgjigjur se djali është në rregull merreni në shtëpi sa ti dale narkoza. Ndërkohë na ka dhënë dhe një recete me ilaçe ( algofren)për qetësim dhe ne ashtu bëmë morëm dhe shkuam ne shtëpi siç na ka thënë doktori”, thuhet në kallëzim.

30 minuta pasi kanë shkuar në shtëpi, të miturit i është rritur temperatura dhe për këtë arsye e çuan me urgjencë në qendrën spitalore "Nene Tereza" .

"Menjëherë e kane futur direkt dhe ne reanimacion dhe kjo ka ndodhur rreth orës 20.30.. Në datë 29.09.2023 në mëngjes gjendja e djalit ka qenë po ajo, gjendje kome në intubim. Rreth orës 12.00 ka ardhur aty në spital dhe mjeku Roland Xhaxho, i cili kishte bërë ndërhyrjen në spitalin privat dhe vazhdonte duke na thënë se do të përmirësohet. Kur ka parë gjendjen e djalit e cila ishte e rëndë dhe nuk po ndryshonte dhe ai vetë, doktor Rolandi u frikësua. Mjekët aty me thoshin se i është dëmtuar mëlçia djalit të vogël dhe i ka dalë jashtë funksionit. djali ka vdekur në datë 01.10.2023 rreth orës 18.10, - në denoncim

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, përmes një deklarate publike, mjeku anestezist Roland Xhaxho tha se fëmija 3-vjeçar Brian Spahiu, vuante nga zemra dhe u largua I zgjuar. Sipas tij, procedura ishte brenda protokolleve dhe se nuk bëri asnjë gabim.

“Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime të mjekëve të tjerë .. Fëmija ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Madje ka kërkuar edhe vëllanë e tij.  Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet”, tha Xhaxho.

Bledar Spahia, babai i 3-vjeçarit thotë për Report Tv se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë. Pas deklaratës së mjekut anestezist Roland Xhaxho, i cili tha se i mituri kishte probleme me zemrën, babai mohon dhe thotë se fëmija nuk kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër Albert Koja ka shkruar se nuk është problem që i mituri ta realizojë ndërhyrjen edhe pse në zemrën e tij dy vite më parë është kryer një procedurë. Report Tv kontaktoi edhe mjekun pediatër Albert Koja lidhur me këtë rast, por ky i fundit nuk pranoi të prononcohej.

“Mua më vjen shumë keq pse nuk i përmendin këto dhe kapen te pjesa e zemrës, se ai (mjeku Roland Xhaxho) ka ardhur atë ditë atje dhe ka parë gjendjen e zemrës. Nëse çuni do kishte probleme unë s’do e çoja fare. Një fëmijë 3-vjeçar t’i bësh 14 dhëmbë, 14 dhëmbë nuk do i bëja unë. Te kartela e ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje, me 50 mijë lekë bëjnë 700 mijë lekë”, tha Bledar Spahia për Report Tv.

Bledar Spahiu thotë se mjeku Xhaxho gënjen dhe se sipas tij duhet të sekuestrohen. Ndërsa shton se edhe përmes kamerave të bizneseve rreth e rrotull klinikës mund të vërtetohet se djali ka dalë në gjendje të rëndë dhe sipas tij i kanë rënë disa herë në telefon mjekut, por ai nuk është përgjigjur. 

"Ka marrë 700 mijë lek për mbushje. E ka atje me kamera. Policia të sekuestrojë kamerat", thotë ai. 

Në zhvillimet më të fundit, prokuroria ka urdhëruar policinë të sekuestrojë kamera jashtë dhe brenda klinikës që drejtohet nga mjeku në hetim, Roland Xhaxho. Ky një natë më parë, tha se brenda klinikës nuk ka kamera. Pamjet që sjell Report Tv, tregojnë se kjo kamer shikon në drejtimin e daljes së pacientëve nga godinë.

Dokumenti nga mjeku kardio pediatër se mund të kryhet ndërhyrja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Vdekja e 3-vjeçarit, mesazhet që i ati i dërgonte klinikës: Hape telefonin, se me i ndodh gjë çunit mos kemi llafe (FOTO)

1696603093_797979.jpg

Babai i 3-vjeçarit që vdiq pas ndërhyrjes kirurgjikale pretendon se ka tentuar disa herë të kontaktonte mjekun Roland Xhaxho pasi kreu operacionin ndaj të miturit por ky i fundit nuk i ka hapur telefonin. Babai, Bledar Spahiu e ka marrë disa herë në telefon ndërsa i ka dërguar gazetares së Report Tv Enxhi Musajt edhe disa prej mesazheve që i ka nisur klinikës ku viktima kreu operacionin tragjik. 

“Hap telefonin se e kam çuar djalin në reanimacion. Më merr urgjentisht mbrapsht se i ndodh gjë çunit mos të kemi llafe”. – janë disa nga mesazhet e dërguara nga babai në klinikë.

I ati thotë qe ka patur dhe thirrje te tjera por te thirrjet ne telefon nuk i gjen dot sepse ruhen vetëm për 2 dite( nuk dalin me date)

Ora 12:08
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Shehu: Refleksion! Mjeku nuk është as ‘vrasës’ dhe as keqbërës

1696584800_rolandxhaxho.jpg

Mjeku dhe deputeti Tritan Shehu, njëherazi edhe Kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezi Reanimacionit, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirugjikale në klinikën dentare 'Splendent' në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se duhet reflektim pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndër të tjera në reagimin e tij, Shehu nënvizon se Roland Xhaxho, mjeku i cili akuzohet nga familjarët e 3-vjeçarit, për vdekjen e  të miturit është një nga anesteziste-reanimatoret më të mirë të Shqipërisë dhe mbi të gjitha ai nuk është as vrasës dhe as keqbërës.

“Si qytetar, si anestezistë-reanimator dhe si Kryetar Nderi i Shoqatës se Anestezi Reanimacionit dëshiroj tu shpreh familjes ngushëllimet me te sinqerta e te gjithë keqardhjen time për atë humbje te pa mase! Ndërsa si specialist i kësaj fushe dëshiroj te theksoj se:

-Rezervohem për tu nxituar në dhënien e gjykimeve të mia profesionale për shkaqet që çuan në atë tragjedi. Për të arritur në konkluzione sa më të sakta duhet pritur përgjigja e kolegëve të anatomo patologjisë, përgjigjet laboratorike, etj. Dhe pa dyshim më tej të gjitha të dhënat duhet të diskutohen me specialistë, së bashku me ato klinike e dokumentacionin përkatës.

-Sidoqoftë nga ato me të cilat jam njohur deri më sot, mund të them se janë zbatuar normalisht linjat e procesit të anestezisë në këtë rast. Fatkeqësisht edhe komplikacionet janë pjesë e këtij aktiviteti mjekësor shumë kompleks, të rralla e të shumëllojshme këto, për arsye nga më të ndryshmet. Megjithatë është herët për të bërë konkluzione mbi shkaqet e humbjes së jetës.

-Si koleg i Prof. Xhaxhos, që kam punuar ngushtësisht me atë që prej fillimit të viteve 80-të, e ndjej për detyrë të vë në evidencë tiparet e tij.

Prof Xhaxho pa asnjë lëkundje është një nga anestezistë-reanimatorët më të mirë të Shqipërisë, me një eksperiencë e kontribute gjigande, me njohuri e aftësi shumë të gjëra, të niveleve më të mira evropiane. Është një mjek më një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie e impenjimi në punën e tij profesionale. Falë këtyre cilësive janë shpëtuar shumë e shumë pacientë.

Mendoj se këto janë dhe mendimet e kolegëve të tjerë anestezistë, me të cilët do të diskutojmë së bashku për të arritur në përfundime sa më të qarta.

Sidoqoftë dua të përfundoj duke shprehur një të vërtetë të madhe, atë qe mjeku është njeriu që shpëton jetë, qofte dhe duke sakrifikuar nga vetja e familja e tij, për këtë mision që ka, veçanërisht reanimatorët.

Mjeku nuk është as “vrasës” e as keqbërës, siç fatkeqësisht disa herë induktohen me dashje a pa dashje në opinione të tilla tipare të deformuara. Edhe ai vuan thellë për ”humbjet”, që mund të ketë gjatë ushtrimit të profesionit të tij fisnik.

Edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Shehu

Ora 11:07
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e kamerave të sigurisë në klinikë dhe zonën për rreth  


Policia akoma nuk ka administruar pamje të kamerave të sigurisë në Spitalin e Zemrës të mjekut Roland Xhaxho, për të kuptuar nëse 3-vjeçari Brian Spahia ka dalë nga aty në krah dhe pa ndjenja siç pretendojnë familjarët, apo në gjendje të ndërgjegjshme siç pretendon mjeku Xhaxho. Këtë të enjte, me vendim të prokurorisë së Tiranës i është dhënë urdhri policisë për t'u rikthyer sërish në klinikë dhe zonën përreth për të sekuestruar pamje filmike.

Report Tv sjell edhe pamje rreth zonës dhe klinikës private, ku duket se klinika ka një kamer në ambientet e jashtme. Ndërkohë, mjeku Xhaxho pretendon se nuk ka kamera në ambientet brendshme, por kjo pritet të verifikohet nga policia. Ndërkohë është edhe një tjetër kamer e një godine që mund të ketë regjistruar pamje kur familjarët kanë dalë nga klinika me 3-vjeçarin. 

Ora 10:58
Vdekja e 3- vjeçarit në klinikë private, Si ndryshoi Kodi Penal? U lehtësuan ndjeshëm pozitat e mjekëve

1696576741_rolandxhaxhoinaxhaxho.jpg

Mjeku Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho

Neni 96 i Kodit Penal, i ndryshuar në vitin 2019, nga "Mjekim i pakujdesshëm" në "Neglizhenca në trajtimin mjekësor" i ka lehtësuar ndjeshëm pozitat e mjekëve, duke u konsideruar në kundravajtje penale dhe jo në vepër penale, çfarë nuk parashikon arrestim në momentin e konstatimit, deri në përfundim të hetimeve.

Megjithatë, në varësi të rezultateve të autopsisë së 3-vjeçarit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nëse rezulton shkak vdekje mbidoza nga narkoza (e supozuar për momentin) mund të ketë arrestim të mjekut Roland Xhaxho, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema. 

Çfarë parashikonte Kodi i Vjetër Penal

Si është sot?

Ora 10:01
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Report Tv siguron kallëzimin e babait: Mjekët na siguruan se fëmija s’do ketë asnjë problem! E dërguam në spital në gjendje të rëndë

1696502697_Screenshot10.jpg

Report Tv ka siguruar kallëzimin që babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka bërë pas vdekjes së të miturit pas ndërhyrjes kirurgjikale në kliniken dentare 'Splendent'. Në kallëzim, Bledar Spahiu thotë se më datë 28 e kanë çuar djalin në klinikën e Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos për t’i bërë ndërhyrjen kirurgjikale për mbushjen e dhëmbëve. I ati thotë se mjekët i garantuan se nuk do t’i ndodhte asgjë fëmijës dhe ndërhyrja është bërë për rreth tre orë nga ora 10.00 deri në orën 15.20. Më pas, sipas të atit mjeku i ka thënë se gjendja e djalit është normale, por duhet të presin sa t’i dalë anarkoza.

“Banoj në adresën e mësipërme dhe aktualisht jam në punë private në Tiranë. Në datë 28.09.2023 rreth orës 10.00 kam çuar çunin e vogël shtetasin Brian Spahiu 3 vjeç ke spitali privat "Roland Xhaxho" në rrugën e "Kavajës" për të mjekuar dhëmballën. Ne kemi rene dakord për shifrën e lekëve që duhet të paguanin rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin privat përkatës në lidhje me mjekimin si me mjekun shtetasin Roland Xhaxho ashtu dhe me stomatologen shtetasen Ina Xhaxho te cilët na garantuan se fëmija nuk do të këtë asnjë problem. Garanci të cilën na i kanë dhënë dhe pas daljes nga salla e operacionit pasi ndërhyrja ju be për rreth tre ore nga ora 10.00 deri ne orën 15.20 këtu me gjithë kohen e vizitës kur ka dale doktori Rolandi i cili na ka thënë se operacioni doli me sukses dhe djalit po i del narkoza do prisni dhe pak sa t’i dalë tamam narkoza. Ndërkohë që po vonohej për të dalë ne i kemi kërkuar doktorit se si është gjendja e djalit dhe ai na është përgjigjur se gjendja është normale stabile gjë qe te cilën e bëmë për dy-tre here dhe doktori vazhdonte na thoshte se gjendja e djalit ishte normale brenda parametrave”, thuhet në kallëzim.

Babai thotë se rreth orës 19:00 kanë lënë djalin nga spitali, por thekson se kanë vënë re se ai nuk është në gjendje të mirë. Më pas i kanë thënë doktorit, por Roland Xhaxho i ka thënë se duhet të shkojnë në shtëpi dhe të presin që t’i dalë narkoza, ndërsa i ka dhënë dhe një recetë me qetësues.

“Rreth orës 19.00 ne e kemi nxjerre djalin nga spitali pasi është në rregull, por kur e kemi marrë djalin kemi vënë re se djali nuk ishte plotësisht në rregull pasi nuk ishte i zgjuar dhe për këtë gjë kemi vënë në denji doktorin Roland Xhaxho i cili bëri dhe ndërhyrjen. Kurse ai na është përgjigjur se djali është në rregull merreni në shtëpi sa ti dale narkoza. Ndërkohë na ka dhënë dhe një recete me ilaçe për qetësim dhe ne ashtu bëmë morëm dhe shkuam ne shtëpi siç na ka thënë doktori”, thuhet në kallëzim.

Në kallëzimin e bërë, i ati ka thënë se 30 minuta pasi kanë hskuar në shtëpi, të miturit i është rritur temperatura dhe më pas e kanë çuar me urgjencë në qendrën spitalore "Nene Tereza" dhe fëmija është futur në intubim. Më pas mëngjesin e datës 29, sipas të atit në spital ka mbërritur edhe mjeku Roland Xhaxho, i cili ka kryer anestezinë në klinikën private. Bledar Spahiu kallëzon se i ka thënë Xhaxhos edhe në sy të mjekëve të tjerë se është faji i tij që 3-vjeçari është në gjendje të rëndë.

"Por pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë, e cila i rritej por duke qenë se fëmija u zverdh e kemi marrë me urgjencë dhe e kemi sjellë ne pediatrinë ke qendra spitalore "Nene Tereza". Menjëherë duke pare se gjendja e fëmijës ishte kritike ne gradën e fundit aty e kane futur direkt dhe ne reanimacion dhe kjo ka ndodhur rreth orës 20.30. Në momentin që kemi shkuar, menjëherë aty djalin e kane futur ne intubim pasi ishte në gjendje të rëndë. Në datë 29.09.2023 në mëngjes gjendja e djalit ka qenë po ajo, gjendje kome në intubim në gjendje të rëndë ku rreth orës 12.00 ka ardhur aty në spital dhe mjeku Roland Xhaxho, i cili kishte bërë ndërhyrjen në spitalin privat dhe vazhdonte duke na thënë se do të përmirësohet. Kur ka parë gjendjen e djalit e cila ishte e rëndë dhe nuk po ndryshonte dhe ai vetë, doktor Rolandi u frikësua. Por dhe vetë unë në sytë e gjithë stafit që ndiqte rastin e djalit i kam thënë doktorit Roland Xhaxho se gjithë faji është i joti pasi i keni dhënë dozë të mbingarkuar narkoze kur i keni bërë ndërhyrjen gjë të cilën gjithë stafi i mjekëve të pediatrisë me shikonin njëri-tjetrin dhe mua në sy. Mjekët aty me thoshin se i është dëmtuar mëlçia djalit të vogël dhe i ka dalë jashtë funksionit”, thuhet në kallëzim.

Më pas i ati në kallëzim ka thënë se mjekët e spitalit i kanë njoftuar vdekjen e të birit më datë 1 rreth orës 18.10.

“Më pas ka vazhduar terapia e cila nuk dha rezultat dhe djali ka vdekur në datë 01.10.2023 rreth orës 18.10 ku prezente ka qene dhe mjeku i cili ka bërë ndërhyrjen në momentin fillestar shtetasi Roland Xhaxho. Dua që kallëzimi im të ndiqet ligjërisht. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar sa më sipër janë fjalët e mia dhe pasi i shoh të shkruara drejt i firmos pa vërejtje”, thuhet në kallëzim.

Ora 09:24
Report Tv siguron foton e kartelës mjekësore, 3-vjeçari mbushi 14 dhëmbë në klinikën private 'Splendent'

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që humbi jetën në klinikën private 'Splendent' pas ndërhyrjes kirurgjikale. Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore në klinikën private si edhe në QSUT, ndërsa Report Tv ka siguruar një foto nga kartela e klinikës, ku siç shihet të miturit i janë konstatuar 14 dhëmbë për t’i mbushur, të gjithë dhëmbët në pjesën e sipërme të nofullës dhe 4 dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës.

Familjarët ngrenë pretendime se fëmija ka humbur jetën nga doza e lartë e anestezisë.

Ora 09:07
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria nis hetimet! Sekuestrohen kartelat mjekësore në klinikën 'Splendent' dhe QSUT

1696510406_1.jpg

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën dentare 'Splendent'. Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit" thuhet në njoftimin për media.

Ora 08:48
DOKUMENTI/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale, babai për Report Tv: Mjeku kardio pediatër na tha se mund të kryhej ndërhyrja

Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka folur për Report Tv pas ngjarjes së rëndë ku i mituri humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private, 'Splendent'. Babai mohon se fëmija kishte probleme me zemrën dhe publikon recetën ku mjeku kardio pediatër Albert Koja ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.