Tre shtetas bullgar dhe 1 afgan janë arrestuar nga policia austriake si të dyshuar në lidhje me 71 emigrantët të cilët u gjetën të mbytur në kamionin e braktisur në autostradë.
Arrestimi i tyre u krye pasi policia mori në pyetje 20 persona si dëshmitarë të ngjarjes.Zëdhënësi i policisë austriake në një deklarat për shtyp ka deklaruar se në kamion ndodheshin 59 burra, 8 gra dhe 4 fëmijë të moshës 2, 8 , 9 dhe 10 vjeç.
Ai ka konfirmuar më tej se emigrantët vdiqën nga mungesa e ajrit. Autoritetet austriake kanë hedhur dyshimet për një grup trafikimi qëniesh njerëzore bullgaro-hungarez.
Ky nuk është i vetmi rast trafikimi pasi policia ka gjetur të premten një furgon të përmbysur në autostradë, brenda së cilit ndodheshin 18 emigrantë sirianë, të cilët u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet austriake, arrestuan një shtetas rumun si përgjegjës për këtë ngjarje. Që pas depërtimit të emigrantëve nga kufiri serb në Austri, grupet e trafikimit të qënieve njerëzore në këtë zonë janë shtuar së tepërmi.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com