Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj vdekjes së gazetarit, Agron Bala.
Basha ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e lamtumirës për gazetarin që u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Basha në mesazhin e tij ngushëllues thotë se, vdekja e tij është një ndarje e parakohshme dhe se ka hidhëruar familjen, kolegët, komunitetin e gazetarëve, pedagogët, publicistët dhe gjithë shqiptarët.

Basha ka kujtuar Balën si një njeri që i shërbeu së vërtetës, pavarësisht prej kostos që kjo sjell në jetën personale e profesionale.

Ja mesazhi ngushëllues i Lulzim Bashës
Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e Agron Balës. Ndarja e shpejtë dhe shumë e parakohshme nga jeta na ka hidhëruar thellë, ka hidhëruar thellë kolegët e tij, komunitetin e gazetarëve, pedagogët, publicistët, ndjekësit e tij anembanë.
Në këtë ditë dua ta përkujtoj si një njeri që i shërbeu gjithë jetën e tij të vërtetës, si kumti dhe misioni i gazetarit dhe të shpreh besimin se gjenerata të tërë gazetarësh të edukuar nga pedagogu Bala do të dinë ta ruajnë amanetin e tij për t’i shërbyer të vërtetës, për t’i shërbyer me devotshmëri publikut dhe qytetarëve pavarësisht prej kostos që kjo sjell në jetën personale dhe profesionale, kosto të cilën Agron Bala diti ta përballojë me dinjitet gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër por të ngjeshur në shërbim të gazetarisë, të vërtetës dhe publikut shqiptar.
U prehtë në paqe !
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com