Vdekja e Andrea Stefanit, Rama:
Humbëm një gazetar të pakompromis

Vdekja e Andrea Stefanit, Rama:<br />Humbëm një gazetar të pakompromis
Kryeministrit i vendit Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook pas lajmit për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Andrea Stefani.

Kreu i qeverisë shkruan se Stefani ishte një njeri e patriot i mirë dhe gazetar i pakompromis. Ndarja nga jeta e analistit të njohur shkruan Rama është një lajm tronditës.
 
 “Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!… Lamtumirë ANDREA STEFANI”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Andrea Stefani ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai