TIRANE- Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela drejton një thirrje për të kthyer në një protestë kundër qeverisë Berisha vdekjen e Lirak Bejkos dhe i kërkon opozitës të mbështesë frymën opozitare.

Ish i përndjekur politik në kohën e komunizmit deklaroi sot se Lirak Bejko duhet të përcillet në banesën e fundit me një funeral gjigand

“Lirak Bejkos duhet t’i bëhet një funeral gjigand. Duhen marrë të gjitha masat t’i tregohen forcat një qeverie kriminale. Cila ka qenë arsyeja e urrejtjes që paraqiti qeveria aktuale kundrejt një proteste demokratike që kërkonte të drejtat e saj. A ka një lidhje mes të vrarëve të 21 janarit dhe vdekjes me vetëflijim të të përndjekurit politik Lirak Bejko? I bëj thirrje opozitës të mbështesë frymën popullit opozitar dhe të marrë në dorë seriozisht këtë cështje e cila nga rrethanat e shkaktuara është një fakt historik i pakontestueshëm.”- tha Ngjela.