Vdekja e Bejkos, PD: Rama
përgjegjës, PS: Qeveria fajtore

Vdekja e Bejkos, PD: Rama <br />përgjegjës, PS: Qeveria fajtore
TIRANE- PD e PS vazhduan sot me akuza e kundërakuza në lidhje me grevën e ish të burgosurve politik ( 22 shtator- 22 tetor) dhe vetëdjegien e Lirak Bejkos (10 tetor) i cili gjeti vdekjen dje në Spitalin e Barit në Itali. Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se përdori politikisht aktin e vdekjes së Lirak Bejkos dhe i kërkon prokuorirsë të hetojë “të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota. Nga ana e saj PS tha se nëse qeveria do të dialogonte me grevistët vdekja e Lirak Bejkos do të ishte shmangur.

PD: PROKURORIA TE HETOJE

PD shton se Kryeministri i vendit ka porositur të merren masa për të ndihmuar kthimin e trupit në shtëpi.

“Partia Demokratike dënon organizimin dhe përdorimin politik të këtij akti dhe i thotë zotit Rama se vërtetë jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte, që filloi me burgosjen e tij nga ata që firmosnin burgosjet, varjet, ekzekutimet për fjalën ndryshe e mendimin ndryshe, vazhdoi me socialistët e Z.Rama që në një akt klasor armiqësor ndërprenë në 8 vitet e pushtetit të tyre dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Kjo dramë u finalizua sërish nga Z.Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës. Duke shprehur dhe njëherë ngushëllimet Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota. “- thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar sot nga PD

PS: NESE QEVERIA DO DIALOGONTE DO ISHTE SHMANGUR TRAGJEDIA

Nga PS erdhi reagimi se nëse do të ishte dialog vdekja e Lirak Bejkos do të shmangej. Kryetarja e grupit të punës për të përndjekurit për Programin e PS, Keti Bazhdari tha se Bejko nuk ishte një njeri i paguar që kish marrë përsipër misionin për të zbritur Sali Berishën nga kali, por një shqiptar i thjeshtë që kërkonte vetëm të dëgjohej nga partia dhe kryeministri të cilëve u kishte dhënë votën e mbështetjen.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar tronditjen që ndjen çdo shqiptar përballë kësaj tragjedie që mund të ishte shmangur shumë lehtë nëse qeveria e kryeministri do të kishte bërë gjestin më elementar për një shtet që pretendon të jetë demokratik: të ulej e të dialogonte. Sot qeveria e kryeministri e përfunduan punën e nisur nga regjimi komunist duke mos i dhënë Lirakut as drejtësi e as mundësinë për t’u dëgjuar. Lirak Bejko u nda nga jeta duke u bërë shqiptari i 31 që humb jetën për shkak të arrogancës dhe degradimit moral të pushtetit të Sali Berishës. Gruaja dhe fëmijët e tij i bashkohen sot listës së gjatë të grave të lëna vejusha e të fëmijëve të lënë jetim nga ky pushtet e ky kryeministër. Prandaj sot është koha që të gjithë shqiptarët e thjeshtë ta kuptojnë se tragjedia e Lirak Bejkos është në fakt tragjedia dhe fati i mbarë shoqërisë shqiptare nën këtë qeveri e këtë kryeministër që s’e ka për gjë as të të shajë, as të të mashtrojë, as të të vjedhë, e as të të vrasë kur guxon e ngre zërin për të drejtat apo hallet e tua. “- deklaroi sot kryetarja e grupit të punës për të përndjekurit për Programin e PS, Keti Bazhdari.

REAGON RAMA

Menjëherë ka reaguar nëpërmjet Twitterit dhe kreu i PS-së Edi Rama. “Neveri për fjalët e KM mbi vdekjen tragjike të Lirak Bejkos - viktimës së pafajshme të arrogancës dhe indiferencës shteterore. I lehte dheu!”


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë