Vdekja e djalit të Pekës, hetimet: 
Gruaja që i përplasi me 160 km/h

TIRANË - Aksidenti i mbrëmshëm në kryeqytet në zonën e unazës së re pranë komunës së parisit ku humbi jetën djali 11 vjeçar i ish zv.Minsitrit të brendshëm Avenir Peka mund të shmangej nëse do të ishin respektuar siguria teknike në rrugë gjatë ndërtimit të nënkalimit si dhe kufizimi i shpejtësisë nga drejtuesja e mjetit Mercedes Benz, Uarda Çota.

Nisur nga rezultati i hetimeve paraprake policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesen e mjetit e cila ka rezultuar me 0.8 % alkool mbi normën e lejuar si dhe ka nisur procedimin penal ndaj firmës e cila po ndërton nën kalimin.

aksident

Procedimi penal konfirmohet për A1 Report nga burime pranë grupit hetimor ku pas hetimeve të nisura rezulton se firma Triss Shpk dhe Fusha Shpk nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në rrugë në vendosjen e tabelave plotësuese sinjalizuese si dhe ndriçimin në aksin ku po kryhen punime.

Në aksidentin e mbrëmshëm ka rezultuar se drejtuesja e mjetit Mercedez Benz që goditi nga pas mjetin Chrysler në të cilën udhëtonte familja Peka ka qenë me një shpejtësi prej 160 km në orë, 100 km mbi normën e lejuar në atë zonë çka ka bërë që në momentin e frenimit mjeti të humb kontrollin.


Pas mjekimeve të marra në Spitalin e Traumës bashkëshortja e ish zv/Ministrit Peka ka dalë nga spitali ndërsa dy fëmijët e tjerë të cilët po marrin kurim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

avenir
(Në foto: Ish-zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka, me një nga djemtë.)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve