Vdekja e Egli Progës/ Eksperti Fatjon Softa ngre dyshime: Diçka po fshihet! Nga i dehur u ndryshua skenari, pse u ftua për të dredhur cigaren?

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Report Tv pasditen e sotme analizoi ngjarjen e rëndë në Pogradec ditën e shtunë ku mbeti i vdekur 42 vjeçari Egli Proga pasi u dhunua nga Denis Meçe.

Softa ngre disa pikëpyetje për Marsela Karapançon duke theksuar se kemi të bëjmë me një ngjarje me shumë enigma. Një ndër to është pse u ftua viktima të dridhte cigaren e Denis Meçes.

'Kjo ngjarje nuk është vetëm shokuese. Ka shumë enigëm. U paraqit si i dehur dhe nuk qëndron. Nga pamjet filmike ecën normalisht, në mënyrë të kujdesshme e ka mbyllur qepenin ka futur sendet brenda, dhe niset për në banesë. Në këtë moment është thirrur për një cigare, por pastaj të gjitha janë alibi që nuk qëndrojnë. Nuk mundet një njeri që ecën normalisht të bie në tokë. Nuk qëndron që ishte i pirë. Ka qenë i vetëm apo në bashkëpunim? Dhunuesi rrallë është i vetëm. Kush janë motivet që e thërret për cigare dhe të bjeri dhe të rrijë gjysëm ore shtrirë?'

Më tej, eksperti shpreh rëndësinë e raportit mjeko ligjor për të parë nga se është shkaktuar vdekja e 42 vjeçarit.

'Duhet raport mjeko ligjor me çfarë është goditur. Tjetër të goditet me grusht dhe tjetër me sende. Nëse ka çarje, hapje mavijosje vjen nga përdorimi i sendeve. Është tjetër goditja e grushtit. Është ekspertiza mjeko-ligjore. Gjysëm ore një person ka ndenjur në tokë dhe është parë nga punonjës policie. Nuk mund të themi që vjen ndihmë e specializuar. Vjen ndihma e parë. Mund ta çojnë në qendrën spitalore. Kalimtarët, ai mund të shpëtonte dhe të ishte dëshmitar. Vonesa e ambulancës, aq më tepër në një ngjarje, duhet të kishte shpëtuar një jetë.'

Softa vijon më tej duke ngritur pikëpyetje të tjera, pasi 42 vjeçari nuk i erdhi askush në ndihmë megjithëse ngjarje ndodhi mes qytetit, ndër më të frekuentuarit nga turistët dhe me shumë njerëz rrotull, u la në tokë.

'Jemi në sezon qytet i Pogradecit është i frekuntuar dhe policia në gatishmëri nga 15 maji. Prezenca e policisë është e shtuar. Mendoni se në qytetin më të dendur, si Shkodra, që kanë frekuentim me të huaj dhe në pjesën më të dendur të qytetit, të goditet dikush dhe të mos kesh mundësi ti japësh ndihmën e parë nuk e di. Duke filluar nga raporti mjeko ligjor, të cilët mund të japin disa të dhëna me çfarë është goditur dhe si është goditur, sa herë, sepse thuhet se ka patur hemorragji. Goditja ka qenë fatale, mund të ketë qenë me dorezë. Nga i dehur, ndryshon skenari. Ka diçka që fshihet.'

Për ekspertin nuk mund të flitet për një konflikt të çastit.

'U tha se është i dehur, ka përdorur pije alkoolike. Ai ka mbyllur në normalitet orarin e punës, nuk është orët e vona, ecja e tij tregon normalitet. Duhet kontrolluar dhe telefoni. O ka pasur një konflikt me biznesin, që mund të jetë gjobvënie por kurrsesi nuk mund të jetë konflikt i çastit. Nuk vjen papritur, duhet të ketë motiv.'

Ndërsa nuk e përjashton mundësinë, që ngjarja të ketë ndodhur për arsye konkurrence mes lokaleve.

'Lokali në të cilën pretendohet se është goditur, çfarë biznesi. Ka mbyllur lokalin është larguar dhe personi e priste në një lokal tjetër. Mund të kemi një pistë që mund të jetë konkurrent. Përveç gjobvënies. Duhet parë profili i personit. Mund të mos ketë person me precedent, por mund të jetë kontigjent i policisë.'

Për Softën nuk qëndron cilësimi i gjykatës si vrasje nga pakujdesia, që ndryshon cilësimin e policisë si vrasje me dashje.

'Kemi humbje jete, dhe ka ardhur si rrjedhojë e dhunës. Nëse e konsiderojmë si vepër penale si pasojë shtrëngimi, ky person ka qenë i vetëm apo në bashkëpunim nuk mund të konsiderohet si vrasje nga dhuna. Vrasja nga pakujdesia me pasojë vdekjen më duket e çuditshme. Shikoni si po vijon ngjarja dhe po shtohen enigmat. Pse punonjësit e policisë nuk kanë bërë veprime.'

Së fundmi, Softa sheh një rritje të numrit të rasteve të dhunës kohët e fundit që përfshin të rinjtë dhe adoleshentët, por edhe të moshave të treta si në azilin në Tiranë.

'Nuk e përjashtoj se një pjesë e njerëzve përfitojnë dhe trimërohen nëse kanë mbështetje qoftë nga babai, xhaxhai apo daja sepse ka ndodhur në shumë raste, që përdorimi i levave dhe shkopave të bejsbolit, dhuna e ushtruar nga persona e tjetër gëzojnë mbështetje politike, si rasti i Fushë Krujës. Apo rasti i Metamorfozës. Kjo dhunë po vjen e rritet e po bëhet trendi. Sa raste fëmijësh e adoloshentësh kemi që përdorin dhunën, edhe raste pleqsh.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

 

Eksperti Fatjon Softa e shikon si absurde se si askush nuk erdhi të ndihmojë Egli Progën 42 vjeçarin që u vra nga dhuna e Denis Meçes në Pogradec të shtunën që kaloi.

Proga u la i shtrië për gjysëm në një orar dhe vend mjaft të populluar, ndërkohë që edhe ambulanca u vonua tej mase.

'Jemi në sezon qytet i Pogradecit është i frekuntuar dhe policia në gatishmëri nga 15 maji. Prezenca e policisë është e shtuar. Mendoni se në qytetin më të dendur, si Shkodra, që kanë frekuentim me të huaj dhe në pjesën më të dendur të qytetit, të goditet dikush dhe të mos kesh mundësi ti japësh ndihmën e parë nuk e di. Duke filluar nga raporti mjeko ligjor, të cilët mund të japin disa të dhëna me çfarë është goditur dhe si është goditur, sa herë, sepse thuhet se ka patur hemorragji. Goditja ka qenë fatale, mund të ketë qenë me dorezë. Nga i dehur, ndryshon skenari. Ka diçka që fshihet.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2024 02:50

    Z.Softa ngjarja ka ndodhur ne Pogradecin e vogel e jo ne Tiranen e madhe.Te gjithe e dinin kush ishte Denis Mece ,nip i kujt ishte e me cfare merrej.E dinte policia qe e beri/te dehur/ viktimen,e dinte personeli i ambulances qe erdhi me vonese,e dinte ajo prokurorja frikacake dhe e korruptuar V.Postoli qe ndryshoi akuzen,e dinin ata te tre /qe nuk pane e nuk degjuan asgje/ e sidomos ai pronari i lokalit qe /kontrolloi/ kamerat e veta,e dinte kusheriri i viktimes qe edhe pse ishte afer,nuk pa asgje,a thua se rruget e Pogradecit jane bulevardet e rruget e Tiranes! Dhe e ashtuquajtura /cigare/ishte thjesht karemi per t'a terhequr e per t'i kerkuar xhiron ditore,ishte /sebepi/.Kjo eshte /e fshehta/ e madhe e qytetit.Do te ishte mire qe kreret e policise e drejtesise te shkojne urgjentisht ne Pogradec ashtu sic shkulen te gjithe e vijne kur ndodh ndonje masaker me plumba ne ndonje qytet.E pra kjo ngjarje dhe /misteri/qe e rrethon eshte me e rende se nje masaker me plumba,se kemi te bejme jo vetem me vrasje por dhe korrupsion te rende shteteror.Kjo eshte ngjarje per SPAK E BKH te veproje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik