TIRANE- Shtetasi Artan Kotarja, që aksidentoi në dhjetor 2011 ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi, u la I lirë vetëm 3 ditë pasi kishte goditur makinën e çiftit Uruçi, duke I plagosur ata. Në 21 dhjetor gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin.
Në mënyrë të papritur është ndarë nga jeta dje në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, ish-ministrja e Kulturës në qeverinë shqiptare të vitit 2000, Esmeralda Uruçi. Vdekja e Uruçit ka pasur si shkak pikërisht aksidentin e ndodhur më 17 dhjetor 2011, në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës. Pas disa muajve lëngim e luftë me dëmtimet fizike të marra në aksidentin ku u përfshi me gjithë bashkëshortin e saj, Esmeralda Uruçi nuk ka arritur të mbijetojë. Fillimisht ai ishte mjekuar në repartin e neurologjisë në spitalin ushtarak të Tiranës ku gjendja e saj ka qenë e rëndë. Për shkak të komplikacioneve, Esmeralda Uruçi u transferua për mjekim të specializuar në Vjenë të Austrisë e me pas u kthye ne Tirane ku u mbajt nen kujdesin e mjekeve. Më 17 dhjetor 2011, zonja Uruçi dhe bashkëshorti i saj u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Automjeti me targa TR 6058 K ka goditur makinën e bashkëshortëve Uruçi të cilët po udhëtonin me makinën me targa TR 8580 J. Dy bashkëshortët Uruçi qëndruan disa javë në spital derisa mjekët konfirmuan largimin e rrezikut ndaj tyre për shkak të aksidentit.
Sipas hetimeve, autor i aksidentit ka qenë shtetasi Artan Kotarja. “Nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se, mjeti Benz veturë me targë TR 6058 K i drejtuar nga shtetasi Artan Kotarja duke qarkulluar nga Vora në Tiranë është përplasur me mjetin tip veturë ‘KIA’ me targë TR 8580 J, të drejtuar nga shtetasi Dashamir Uruçi. Pas përplasjes së këtyre dy mjeteve, mjeti me targë TR 8580 J, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës, dhe për pasojë janë aksidentuar shtetasit Dashamir Uruçi dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Uruçi, të cilët u dërguan në SQU Tiranë”, tha polciia. Sipas saj, pas ngjarjes automobilistike i arrestuari Artan Kotarja është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili më pas, rreth orës 02.45, të datës 18.12.2011 është dorëzuar pranë Njësisë për Kontrollin e Autostradave, ku dhe u kryer arrestimi i tij në flagrancë në orën 03.00", thuhej në vendimin e gjykatës. Në lidhje me automjetin e bashkëshortëve Uruçi nga këqyrja e vendngjarjes ishte parë “një mjet veturë me targa TR 8580 J e markës ‘KIA’, e përmbysur në kanalin anësor jugor të rrugës, e mbështetur në skarpatin jugor të kanalit me pjesën e pasme të mbështetur në bllokun e betonit”. Më 21 dhjetor 2011, gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga arresti për personi e ndaluar në lidhje me aksidentin e bashkëshortëve Uruçi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com