Mospublikimi i ngjarjes, mosraportimi i saj te autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe përpjekjet për ta mbajtur këtë sa më larg mediave e vesh këtë ngjarje me mister.
Një grup xhirimi i TV A1 Report prej disa ditësh po përpiqet të marrë kontakte me drejtuesit dhe mjeket e spitalit por ata refuzojnë.
A1 Report mori sot kontakt telefonik dhe me shefin e neunatologjisë Edi Tusha i cili tha se ndoshta nga dita e marte e javës së ardhshme materniteti do të bëjë publike gjithë misterin e kësaj ngjarje.
Shqiptarja.com zbuloi se 16 bebe te porsalindura kanë vdekur vetëm këtë muaj në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në Tiranë dhe këto nuk ishin bërë të ditura në Ministrinë e Brendshme.
(gh/shqiptarja.com)