Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e hetimeve që ka kryer për vdekjen e foshnjës Ajsi Islami, për të cilën po hetohet për mjekim të pakujdesshëm, mjeku pediatër Gentian Alla. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se prindërit e kanë dërguar fëmijën në spitalin e Elbasanit më datë 16 janar, pasi kishte tre ditë që nuk ushqehej mirë.

Mjeku i ka dhënë antibiotik dhe shurup për kollën, por nuk ka kryer asnjë ekzaminim me tampon për COVID dhe asnjë analizë tjetër me argumentin se fëmija kishte vetëm virozë. Por tre ditë më pas, Ajsi Islami vetëm 2 vjeç e gjysmë është paraqitur në urgjencë ë gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv janë të gjitha dëshmirë, edhe të mjekut nën akuzë, edhe të prindërve, por edhe të mjekëve të urgjencës, të cilëve foshnja i vdiq në duar! Ajsi Islami, 2-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, mbrëmjen e 18 janarit. Mjeku Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjek dhe sipas dyshimeve nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Kartela klinike dhe ilaçet që iu dhanë vajzës

Në dosje thuhet se janë marrë nën hetim kartela klinike dhe ilaccet që ka marrë fëmija. Konkretisht janë sekuestruar: Një flakon. azitromicinë 15 ml. 200mg/5ml me mbishkrimin "AZELTIN", sëbashku me kutinë e kartonit me të njëjtin mbishkrim. Një shishe qelqi me mbishkrimin Baby Cough Syrup 100 ml, sëbashku me kuti kartoni me të njejtin mbishkrim. Tre flakon me mbishkrimin CLENIL 800mcg, META DOSE. Dy flakon Sintredius 1.0 mg/ml, 5ml LOTTO.1090421. Gjithashtu është sekuestruar edhe receta mjekësore e datës 16 janar në emër të shtetases Ajsi Islami e cila mban vulën dhe firmën e Doktor Gentian Alla, pediatër. Në këtë recetë janë shënuar tre medikamente: Shurup Baby Cough 3x5 ml në ditë, Sintredius tre flakon 1x1 në ditë, shurup Azeltin 200mg/5 ml- 20 ml, 1x3 ml 2 orë pas buke.

Dëshmia e mjekut nën akuzë, që e vizitoi i pari fëmijën

Në dosjen e siguruar nga Report Tv është edhe dëshmia e mjekut pediatër i cili e ka vizituar fëmijën e vogël 3 ditë para se të ndërronte jetë. Mjeku Gentian Alla, ka thënë për hetuesit se e ka vizituar vajzën e mitur konform rregullave dhe sipas simptomave që fëmija kishte doli në konkluzionin që fëmija ishte në një gjendje virale. Kur u pyet nga se si dukej gjendja e përgjithshme e fëmijës ai sqaroi se fëmija atë ditë kishte vetëm mungesë oreksi, pak sekrecione nga hundët, nuk kishte temperaturë dhe pulmoni me sa mban mend dëgjohej i pastër.  Pra gjendja dukej e mire, nuk kishte ndonjë gjë shqetësuese. Ai gjithashtu deklaroi se nuk e mban mënd përshkrimin e recetës por ka qenë mjekim ambulator dhe e ka këshilluar që të ndiqej më pas nga mjeku i familjes.  Madje mjeku ka thënë se në ato momente nuk e ka parë të arsyeshme që të kryente ekzaminime të tjera pasi.  Infermierët që kanë qenë me mjekun në datë kanë nëvizuar se asnjëra prej tyre nuk e mban mend shtetasen Ajsi Islami dhe asnjëra prej tyre nuk është marrë me këtë shtetase.

Deklarimi mjekëve të urgjencës

Në dosjen e përgatitur nga oficeri i policisë gjyqësore është deklarimi i marrë mjekes pediatre të urgjencës së pediatrisë shtetases Dashuri Çela (Greço), e cila ishte mjeke roje në momentin kur familjarët sollën 2-vjeçaren në spital. Ai sqaron se ishte në dhomën e vizitave dhe po vizitonte një fëmijë dhe një prind hapi derën dhe i thotë:" Mbaro shpejt se kam fëmijën rëndë". Në dosje thuhet se menjëherë i solli fëmijën dhe ajo vuri re se fëmija ishte i nxirë në të gjithë trupin "cianozë", e mori fëmijën dhe e çoj në reanimacion ku e vendosën fëmijën në oksigjen, i morën analizat me vështirësi dhe i filluan mjekimin.  Parametrat jetësorë ishin të ulët, fëmija ishte pa vetëdije, nuk reagonte. Pasi pa që fëmija nuk po përmendej është njoftuar menjëherë shefja e pavijonit, Ermira Karajani, e cila erdhi rreth 10 minuta pasi u njoftua dhe shtetasja Dashuri Çela më pas kaloj tek dhoma e vizitave. Pas disa minutash shtetasja Dashuri Çela u njoftua nga shefja e saj Ermira Karajani se do t'a nisnin fëmijën për në Tiranë.  Doktoreshë Dashurie Çela përgatiti dokumentacionin për ta ccuar në QSUT dhe kur shkoi tek infermierja që të niseshin pa që fëmijës po i bënin masazh kardiak, pra fëmija ndërroi jetë dhe nuk e nisën dot për në Tiranë. Në momentin që po e bënin gati t'a vendosnin në barrelë në mënyrë që t'a transportonin për në ambulancë fëmija nuk po merrte më frymë dhe menjëherë shtetasja Arfije Oshafi filloi t'i bënte masazh kardiake për rreth 8-9 minuta por fëmija nuk reagoi më.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Ermira Karajani, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë, fëmija ishte me dy sisteme serumi, me saturime 42 dhe merrte 10 litra oksigjen në minutë, nuk reagonte dhe pothuajse blu.  Mjekimi po vazhdonte dhe i shtuan një antibiotik tjetër, pra e mjekuan në mënyrë tepër intensive me tre antibiotik, plus dhe medikamente të tjera ndihmëse.  Në momentin që ka mbërritur ambulanca gjendja e fëmijës ishte tepër rëndë, parametrat jetësorë ishin pothuajse në fund, i bëri masazh kardiak por fëmija ndërroi jetë.

Dëshmia e nënës: Nuk hante, doktori i dha vetëm 2 shurupë

Mamaja e Ajsit, Zamira Islami, në lidhje me këtë ka deklaruar se fëmijën e kishte çuar para tre ditësh për vizitë tek pediatria e spitalit të Elbasanit. Aty i bën një vizitë pasi fëmija kishte rreth dy-tre ditë që nuk po konsumonte ushqim. Doktorri e vizitojë dhe i tha që nuk ka ftohje por duket si virozë dhe i dha dy shurupa.  Nuk di të thotë se për çfarë ishin saktësisht shurupat që i dha. Ata u larguan pasi morën recetën, blen ilaçet dhe ikën për në shtëpi. I'a dha vajzës këto shurupa për tre ditë dhe vajza dukej sikur u përmirësua pasi filloj dhe të konsumonte ushqim. 2 ditë pas vizitës tek doktori, ditën e trafgjedisë, më datë 18 vajza u zgjua në mëngjes dhe dukej mire, por ushqimin nuk po e konsumonte, gjatë ditës ka pirë vetëm pak lëng frutash.  Atë pasdite sipas nënës filloi të nxihej nxihej dhe menjëherë mori në telefon bashkëshortin e saj shtetasin Agim Islami, pasi ai erdhi u nisën për në spital. Erdhën në spital dhe menjëherë mjekët e morën vajzën dhe e çuan në reanimacion pasi ajo ishte e nxirë dhe nuk reagonte. Rreth një orë pasi e shtruan në reanimacion mjekët po e bënin gati vajzën që ta nisnin për në Tiranë. Nëna gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte pranë vajzës, kur i thanë që të bënte gati plaçkat pasi do niseshin shtetasja Zamira Islami vuri re që vajza nuk po merrte më frymë dhe i tha mjekes: "Vajza sikur nuk po merr më frymë", pas kësaj mjekët dhe infermierët filluan t'i bënin masazh por vajza ndërroj jetë.

Dëshmia e babait

Të njëjtën deklarim si mamaja e foshnjës ka bërë edhe babai. Ai ka konfirmuar se vajzën e kishin çuar për vizitë në spitalin e Elbasanit para tre ditësh dhe mjeku që e vizitoj vajzën i tha që vajza nuk ka ftohje por mendonte për ndonjë virozë. I dha disa ilaçe dhe ata u larguan për në shtëpi.  Vajza vazhdonte të ishte e pafuqishme, nuk konsumonte ushqim dhe gjendja vazhdonte njësoj. Ai nënvizon se vajza nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër as temperaturë asgjë.  Ai gjithashtu sqaroi se vajza e tij Ajsi Islami nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Kur u pyet nga ana jonë se çfarë simptomash kishte vajza para tre ditësh kur ata e çuan për vizitë ai sqaroi se vajza nuk kishte asnjë simptomë thjesht nuk po konsumonte ushqim dhe ishte e pa fuqishme.