Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”. Antonio, nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.
Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë. Siç shihet edhe në këto foto, i mituri humbi jetën pikërisht nga kjo pajisje.
Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.
‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.’- njofton ISHMT.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
54.6%
-
Jo
41%
-
Jam i/e dyzuar
4.4%
Vota total: 7302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kapën me certifikata dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Gjirokastër
6 Shkurt, 12:19
-
Atentat në Sarandë? Shoferi zbulon eksploziv në makinë: S’kam konflikte! Hetohen 2 pista: Hakmarrje nga e kaluara dhe sajesë e ngjarjes
6 Shkurt, 10:27
-
Goditi me grushte dhe sende të forta një person, policia arreston 41-vjeçarin në Sarandë! I plagosuri dërgohet për mjekim te Spitali i Traumës
5 Shkurt, 13:28
-
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59
-
SPECIALE/ Historia e Stillo Papadhimos, 101-vjeçari që i mbijetoi burgosjes në kampin nazist të Gjermanisë: 20 hebrenj shpëtuan duke u fshehur në kapanonin tonë (VIDEO)
1 Shkurt, 07:41
-
Kapet në flagrancë duke shitur kanabis, arrestohet në Sarandë 30-vjeçari
31 Janar, 09:47
-
Mbytet gjatë natës një varkë turistike në Ksamil, pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e qëllimshme për arsye konkurrence
30 Janar, 15:16
-
'Sofra Çame' shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë! Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë
29 Janar, 19:49
-
Plagosen 2 persona me thikë në Sarandë, njëri prej tyre niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës (EMRAT+VIDEO)
29 Janar, 14:50
-
Po shkonte drejt Greqisë, 45-vjeçari kapet me 45 mijë euro të padeklaruara në Portin e Sarandës! Vihet nën hetim
29 Janar, 10:27
-
I morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës dhe 2 biznesmenët (VIDEO)
29 Janar, 09:16
-
Dy apartamente të kthyera në 'shtëpi bari' në Sarandë/ Arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona! Sekuestrohen 157 bimë kanabis (EMRAT+VIDEO)
20 Janar, 16:25