Vdekja e Laços, Basha: Largimi i
Teodorit, fillimi i përjetësisë së tij

Vdekja e Laços, Basha: Largimi i<br />Teodorit, fillimi i përjetësisë së tij
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Teodor Laços ku ka thënë se largimi fizik i njerëzve të tillë shënon fillimin e përjetësisë së tyre.
 
Në një mesazh të dërguar për familjen e të ndjerit, Basha shkruan se Teodori ishte njeriu që konsolidoi pluralizmin e mendimit në proceset demokratike.
 
Mesazh i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
 Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, publicistit, politikanit, diplomatit dhe kineastit të mirënjohur Teodor Laco! Largimi fizik i njerezve me përmasa të tilla, shënon edhe fillimin e perjetësisë së t​yre! Ai do te kujtohet si një faktor i rendësishëm në përhapjen dhe konsolidimin e pluralitetit të mendimit në proceset demokratike!
Ngushëllime familjes, të afermëve dhe miqve të tij. U prehte ne paqe!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë