Vdekja e Laços, Meta: I mençur
dhe i urtë, fjalërëndë dhe miqëso

Vdekja e Laços, Meta: I mençur<br />dhe i urtë, fjalërëndë dhe miqëso
Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Teodor Laço ku në mesazhin drejtuar familjes Meta ka thënë se Laço ishte njeri i mençur dhe i urtë, fjalë rëndë dhe miqësor.
 
Por nga ana tjetër, ai ka vlerësuar figurën e tij për kontributin që ka dhënë jo vetëm si politikanë dhe ministër kulture, por edhe si artist e shkrimtar.
 
Meta ka theksuar se Teodori ishte pjesë e atij brezi shkrimtarësh të lindur para luftës që luftuan gjithë jetën për ndryshim e progres.
 
Mesazhi i plotë i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
E dashur Miriana,
Të dashur Pandi dhe Bledar,
Me dhimbje dhe trishtim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Teodor Laços, shkrimtarit të njohur, autorit të një proze të shkëlqyer në letërsi dhe në jetë.
E kam njohur Teodorin në dy kohë;
Kam njohur fillimisht artistin e Letrave nën diktaturë. Si lexues jam njohur herët me pasionin e tij për të treguar jetën e përditshme shqiptare. Atë jetë të ashpër, të errët e të vështirë, por edhe të bukur e të shndërritshme siç është gjithmonë e në çdo rrethanë vetë jeta. Edhe atëherë kur jetohej realisht, edhe atëherë kur tregohej në bobinat e filmave të dikurshëm bardh e zi të Kinostudios, edhe atëherë kur dëshmohej se kishte të gjitha ngjyrat e mundshme të një shoqërie që luftonte për mbijetesë.
Teodori ishte pjesë e atij brezi shkrimtarësh të lindur para luftës që luftuan gjithë jetën për ndryshim e progres.
Në fillim të viteve 90’, njoha edhe Teodorin tjetër, qytetarin e angazhuar dhe intelektualin që hyri në politikën pluraliste me nevojën për të rishkruar dhe njëherë skenarin për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Duke mbetur sërish shkrimtar në thelbin e tij, Teodori ishte një zë i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në disa legjislatura, ministër i Kulturës dhe ambasador i Republikës së Shqipërisë.
Shkrimtari i huazoi politikës pak shkëlqim nga kultura e përhershme dhe politika i dha shkrimtarit kostumin e përkohshëm të shtetarit. 
I mençur dhe i urtë.
Fjalërëndë dhe miqësor.
I brishtë me forcën e talentit, i matur me përvojën e të urtit dhe serioz me gëzimin e të riut për jetën, Teodori le pas kujtimin e mirë të qytetarit të mirë.
Baba dhe bashkëshort, Teodori do t’i mungojë familjarëve të tij, miqve dhe kolegëve, por do të jetë vazhdimisht pranë lexuesve të veprës së tij.
 Sepse shkrimtarët e mirë mbesin gjithmonë!
E dashur Miriana, Pandi dhe Bledar, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të përbashkët që na ka lënduar të gjithëve!
 
 Ilir META
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë