Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Meta i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.
"I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!
U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!", shkruan Meta.
Lajmi kryesor: