TIRANE – Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) sqaroi sot në lidhje me aksidentin në Bulqizë, ku humbi jetën minatori 63 vjeçar, se “në çastin kur ka ndodhur ngjarja, një bllok minerali është shkëputur dhe e ka goditur të ndjerin në këmbë, ndërkohë që ai ishte duke punuar në galeri”.

Sipas METE, galeria administrohet nga Shoqëria Ylberi sh.p.k.

METE njofton se inspektorë të RISHM-it janë dërguar në vendngjarje për të ndërmarrë një hetim “të thellë me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”.

Njëkohësisht, METE thotë se në ndjekje të kësaj çështjeje po bashkëpunon edhe me Pushtetin Vendor dhe me Policinë e Shtetit.

Një minator u plagos rëndë paraditen e sotme teksa po punonte në galeri në Bulqizë, konkretisht Gani Doci, 63 vjeç, ndërsa humbi jetën teksa transportohej për në spital.

(gm/Shqiptarja.com)