ITALI- 65,000 persona i kanë dhënë lamtumirën e fundit Benediktit XVI, një shifër që i ka kaluar pritshmëritë e Vatikanit. Kjo e hënë shënon ditën e dytë të homazheve, ku edhe sot mijëra besimtarë po qëndrojnë në radhë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e ndërsa atë enjten pritet të bëhet ceremonia e varrimit.
Policia e Vatikanit ishte përgatitur për një numër prej 25,000 deri në 30,000 persona, mirëpo vetëm gjatë së dielës pati 2-fishin e qytetarëve.
Përpara se besimtarët të futeshin në bazilikë, u recituan lutjet dhe kryeprifti i bazilikës, Kardinali Mauro Gambetti, spërkati ujë të shenjtë mbi trupin e Papës, e ndërsa në duart e tij ishin të shtrënguara, një rruzare rreth gishtave.
Papa ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Vatikani ka bërë të ditur se funerali do mbahet më 5 janar të enjten dhe do drejtohet nga Papa Françesku dhe kjo është hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij. Vatikani thotë se shërbimi funeral do të jetë i thjeshtë, solemn dhe i matur.
Vetë Papa Benedikti kishte kërkuar që funerali tij të ishte i thjeshtës, sipas asaj që tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Papa Benedikti XVI drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan'.