Vdekja e Perez, Meta: Përkulemi
para veprës së një njeriu të madh
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit Shimon Peres ku ka thënë se të gjtihë përkulen para jetës dhe veprës së tij si një njeri i madh që gjithmonë i shërbeu paqes.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit Shimon Peres ku ka thënë se të gjtihë përkulen para jetës dhe veprës së tij si një njeri i madh që gjithmonë i shërbeu paqes.
Në një letër drejtuar Kryetarit të Knesset, Parlamentit të Izraelit Yuli Edelstein, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shtuar se Peres do të mbetet një prej personaliteteve më me peshë të historisë sonë moderne.
Meta ka theksuar se gjithë populli shqiptar gjendet pranë Jush dhe miqve tanë hebrenj në këto ditë zie kombëtare.
Më poshtë letra e plotë drejtuar z. Edelstein:I nderuar Z. Edelstein,
Më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit z. Shimon Peres dhe njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu të madh të paqes.
Gjatë gjithë jetës së tij, Shimon Peres i shërbeu në mënyrë të palodhur Izraelit përmes alternativës së pajtimit në Lindjen e Mesme dhe jo konfliktit, duke besuar me optimizëm në një të ardhme të paqtë, dhe duke ndryshuar kështu drejtimin e historisë mbarë-botërore.
Ne sot i bashkohemi familjes Peres, popullit mik të Izraelit dhe miqve tanë hebrenj në tërë botën duke u përkulur me respekt të thellë përpara jetës dhe veprës së jashtëzakonshme të një njeriu të madh parimesh të drejta, i cili do të mbetet një prej personaliteteve më me peshë të historisë sonë moderne.
Vepra e Shimon Peres na frymëzon të gjithëve për të intensifikuar përpjekjet tona në shërbim të një bote më të paqtë e më të sigurtë për brezat e ardhshëm. Ju siguroj Zoti Edelstein se gjithë populli shqiptar gjendet pranë Jush dhe miqve tanë hebrenj në këto ditë zie kombëtare.
Ilir META
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.9%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas
1 Tetor, 15:05
-
Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit
1 Tetor, 15:03
-
Një vit jashtë fushe, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin
1 Tetor, 15:01
-
Korçë, 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës! Bie numri i peshkatarëve
1 Tetor, 14:55
-
Evropiani ‘Shqipëri-Serbi’, ish-trajner i Kosovës Sokoli: U kalua vija e kuqe! Leci: Sporti s’i zhbën krimet e luftës (VIDEO)
1 Tetor, 14:46
-
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
1 Tetor, 14:41
-
Gazment Bardhi i përgjigjet BE dhe SHBA: Dialogu, mjet i duhur vetëm për vendet demokratike! Nga protesta dhe aktet simbolike nuk rrezikohet jeta e askujt
1 Tetor, 14:34
-
Kylian Mbappe lë pas dëmtimin, gati për Champions League
1 Tetor, 14:30
-
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
1 Tetor, 14:25
-
Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike
1 Tetor, 13:58
-
FIFA pezullon Samuel Eto’o
1 Tetor, 13:57
-
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
1 Tetor, 13:56