Vdekja e Podrimes, MPJ: Brenda
pak ditësh do riatdhesohet trupi

Vdekja e Podrimes, MPJ: Brenda <br />pak ditësh do riatdhesohet trupi
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja do të riatdhesohet brenda pak ditësh. Është kjo deklarata e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila njoftoi se “po kryhen të gjitha procedurat mjekoligjore dhe përgatitjet për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit Podrimja”.

Pas marrjes së lajmit për gjetjen e trupit të poetit në periferi të qytetit Lodeve, stafi i lartë diplomatik i Kosovës në Francë, në krye me ambasadorin Muhamedin Kullashi, po angazhohen “për ofrimin e asistencës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave dhe kthimit në Kosovë të trupit të Podrimjes”.

Në lidhje me rrethanat e vdekjes së poetit, Ministria e Jashtme deklaroi se “autoritetet franceze po zhvillojnë të gjitha procedurat e para ligjore dhe brenda pak ditëve pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje”.

Nga të dhënat e deritashme, dihet se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve, rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e qytetit dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune, lëndimi apo agresioni.

Aktualisht, trupi i poetit ndodhet në Klinikën e Mjekësisë-Ligjore në Montpellier, ndërsa gjatë 2-3 ditëve në vijim do të kryhet procedura e autopsisë, për të analizuar hollësisht shkaqet e vdekjes. Pas përfundimit të autopsisë, gjykatësi hetues duhet të vendos për lejen për transportimin e trupit për riatdhesim.

Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë “Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës, Marie -Christine Bousquet, sot në mesditë do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në qendrën e qytetit për nder të poetit Ali Podrimja, si dhe disa aktivitete të tjera.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete