Vdekja e Putos, Meta:Të gjithë
humbëm një njeri shumë të mirë

Vdekja e Putos, Meta:Të gjithë<br />humbëm një njeri shumë të mirë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Puto pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe historianit të njohur, Arben Puto.

Në mesazhin e ngushëllimit Meta shkruan vlerësimet më larta për akademikun, ku shtoi se të gjithë kemi humbur një njeri të mirë.
 
Mesazhi i ngushëllimit të Metës:
 
E dashur Leonora,
Të dashur Robert dhe Artan,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Arben Putos.
Ky është një lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, studentët e tij të shumtë dhe disa breza lexuesish të veprës së tij të shkruar.
Profesor Puto ishte nga ata njerëz të rrallë, që jeta ju dha një mundësi të veçantë; jetoi në tre sisteme të ndryshme qeverisjeje, luftoi ndaj dy pushtimeve të huaja duke marrë kështu përvojën jetësore të jashtëzakonshme të qytetarit të angazhuar.
Ai u bë dëshmitar, por dhe protagonist i historisë dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare në kohë thyerjesh të forta dhe të rëndësishme.
Partizan në Luftën e Dytë Botërore, pedagog i jurisprudencës e studiues mbas çlirimit të vendit dhe veprimtar i shquar për të drejtat e njeriut në demokraci, Profesor Puto ishte dhe do të jetë një pikë e rëndësishme e kujtesës sonë; gjirokastriti tipik ishte qytetari i veçantë i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Për fat të mirë, përvojën vetjake, juristi historian, akademiku dhe studiuesi i vëmendshëm, e përktheu në një kolanë të gjerë librash të vyer e të çmuar.
Librat e tij janë trashëgimia më e mirë që Profesor Puto le pas për secilin nga ne.
Secili nga to ka qenë frut i një pune të jashtëzakonshme kërkimore në arkiva duke shërbyer dje, por mundet edhe sot, si një lëndë burimore dhe referim edhe për autorë të tjerë.
E dashur Leonora, të dashur Robert dhe Artan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të gjithë ne kemi humbur një njeri të mirë!

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani