TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi duke i shprehur ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre bën me faj dhunën e policisë dhe qeverinë e Berishës për vdekjen e Ruzhdi Aliut. Nëpërmjet një mesazhi të përcjellë në media, Elvis Rroshi thotë se nesër Kavaja do të protestojë me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në varrimin e te ndjerit Aliu.

JA DEKLARATA E KRYETARIT TË BASHKISË ELVIS RROSHI
"Sot humbi jeten qytetari yne. Ishte nje qytetar i mire, nje familjar i mire, nje sportdashes i mire i Beses se Kavajes. Nuk vdiq sepse keshtu vendosi Zoti apo shendeti i tij. Vdiq sepse e vrau shteti. E vrau policia politike e ketij pushteti. E vrau terbimi hakmarres i Sali Berishes me Kavajen qe ia tregoi vendin ketij kryeministri komunist ne 8 maj 2011 njesoj sic ia tregoi Presidentit komunist Ramiz Alia ne vitin 1991. Ai vdiq nga torturat ne polici pasi u mor zvarre nga forcat policore qe u dynden ne Kavaje pas ndeshjes Besa - Tirana per te kriminalizuar me cdo kusht kryetarin e bashkise. Nuk eshte shqiptari i pare qe pushteti i Sali Berishes i merr jeten. Mijera shqiptare shkuan ne boten tjeter ne vitin 97 per fajin e Sali Berishes. 26 u vrane ne Gerdec per zullumet e Sali Berishes. 4 u vrane ne bulevard me urdher te Sali Berishes.

Sali Berisha sot eshte nje i mbytur qe rrezikon te mbysi gjithe Shqiperine ne lumin e poshtersive te pushtetit te tij. Neser gjithe Kavaja do ta percjelle ne varreza sportdashesin e shkrete te Beses qe sot nuk jeton me vetem sepse Sali Berisha kerkon perdite hakmarrje ndaj Kavajes. Neser Kavaja do te protestoje me pjesemarrjen masive te qytetareve ne varrimin e te ndjerit aliu. Neser Kavaja do te tregoje me qytetari perbuzjen me te thelle ndaj atij qe pasi e talli dhe mashtroi Kavajen per 20 vjet tani kerkon edhe ta vrase ne shpresen e rilindur me voten e 8 majit duke perdorur dhunen qe shkaktoi vdekjen e nje kavajasi te mire e te urte. Sali Berisha, une jam Elvis Roshi, kryetari i Bashkise se Kavajes dhe ne emer te gjithe ketij qyteti te garantoj se ne 23 qershor Shqiperia do shpetoje pergjithmone nga ty. Kurse ti sdo flesh me kurre gjume me gjithe keto krime qe ke bere."

Ruzhdi Aliu është njëri prej 7 personave të arrestuar të dielën nga policia e Kavajës, pas protestës për lirimin e Elvis Rroshit. Ai ndërroi jetë paraditen e sotme.

(sg/shqiptarja.com)